Adobe lansoi Photoshop Touch për tebletӫt Android qysh nӫ Nëntor tӫ 2011, pak kohӫ pas kësaj nӫ Shkurt tӫ 2012 ky produkt u mundesua edhe nӫ tablet e Apple “iPad”. Tani Adobe ka lëshuar nӫ treg Photoshop Touch i cili është i përshtatur nӫ mënyrë tӫ përsosur nӫ smartphone-t iPhone dhe Android.

Photoshop Touch ju mundëson qӫ tӫ transformoni imazhet duke përdorur veglat bazike tӫ Photoshop. Nӫ tӫ mund tӫ kombinoni fotografitë, tӫ aplikoni efekte profesionale dhe ti shpërndani këto imazhe tek ata qӫ dëshironi tuaj.

[youtube id=”KW10V1pMxEk” width=”600″ height=”350″]

Tiparet kryesore tӫ Adobe Photoshop Touch pӫr smartphone:

  • Përdorin karakteristika të njohura  tӫ Photoshop siç janë: shtresat, veglat e përzgjedhjes, rregullime, dhe filtra, për të krijuar imazhe impresionuese.
  • Aplikon rregullime tӫ sakta tӫ tonin dhe nuancave tӫ ngjyrave, ofron mundësinë për tӫ përfshirë  një shtresë të veçantë, apo sipërfaqe mӫ tӫ madhe.
  • Mundëson përdorimin e efekteve nӫ fotografitë përmes filterӫve, brushave dhe shumӫ veglave tӫ tjera.
  • Mundӫson, nӫn-shtresimin e tekstit grafik duke aplikuar metodën e hijezimit, zbehjes dhe shumӫ efekte tӫ tjera.
  • Plotëson një sipërfaqe në një shtresë me funksion tӫ veçantӫ përbrenda fotografisӫ.
  • Mundëson kombinimin e imazheve tӫ ndryshme.
  • E bukura tjetër e këtij aplikacioni është sepse ju mund tӫ filloni projektin tuaj nӫ smartphone dhe ta vazhdoni atӫ nӫ tabletin tuaj pa kurrfarë problemi (dhe anasjelltas).
  • Mundëson instalimin e  Adobe Creative Cloud ku mund ti ruani projektet tuaja dhe tӫ keni qasje nga ku do.
  • Anëtarësimi nӫ AdobeCreative Cloud nӫ këtë kohe është falas duke ju ofruar mundësinë qӫ tӫ trashëgoni 2GB hapësirӫ.
  • Mbështet projektet me rezolucion te larte duke ruajtur cilësinë e imazhit origjinal.

Shkakroni Photoshop Touch për smartpone:  për Android Google Play Store dhe per iOS(iPhone) Apple iTunes Store|ameble| [divider top=”0″]