Tag Archives

7 Articles
Shitjet e Sony PS4 kalojnë numrin 7 milionë

Shitjet e Sony PS4 kalojnë numrin 7 milionë

Sony PlayStation 4 po shitet shumë mirë, por sa është saktësisht numri i shitjeve? Sipas kompanisë Sony e cili ka publikuar shifrat, thotë se deri më sot kanë shitur mbi 7 milionë konsola.

PS 4 Foto

Në Nëntor të vitit 2013, kompania kishte njoftuar se kishte shitur 1 milionë njësi për 24 orë. Pastaj më vonë në muajin Shkurt kemi mësuar se kishte shitur 5.3 milionë njësi, kurse tani, disa muaj më vonë Sony njofton se kanë kaluar 7 milionë. Kjo shifër është vërtetë mbresëlënëse. Sony përmend se 7 milionë janë shitur për konsumatorët, nëpërmes shitësve. Pra këta janë numra real të konsolave të shitura të cilat gjenden në shtëpitë e njerëzve.

Microsoft nuk e ka përditësuar ende shifrat e saja që nga muaji Janar i këtij viti, por sipas raporteve, Microsoft ka pasur një rritje të shitjes së konsoles së tyre Xbox One, në sajë të lojës së njohur Titanfall e cila ishte ekskluzive për platformat Xbox dhe PC-të. Në çfarëdo krahasimi, ky është një lajm i madh për Sony-n dhe për lojtarët e PS4.

Konsolen Sony PS4 tani mund ta gjeni edhe tek ne, tek dyqanet MEGA me çmim 470€. Për më shumë detaje dhe karakteristikat e PlayStation 4 lexoni artikullin e më hershëm, gjithashtu shikoni videon praktike të kësaj konsole./ameble

Sony ka kaluar numrin 6 milionë të shitjeve për PlayStation 4

Sony ka kaluar numrin 6 milionë të shitjeve për PlayStation 4

Sony ka njoftuar se deri me datën 2 Mars, ka kaluar numrin 6 milionë të shitjeve për PlayStation 4. Prej ditës së lansimit 15 Nëntor 2013 kjo pajisje tani është në dispozicion në 57 vende të botës. Kjo shifër përfshinë edhe 370.000 njësi që janë shitur vetëm në vendin e tyre ku edhe janë prodhuar, në Japoni.

Nga ana softuerike, Sony ka raportuar se ka shitur 13.7 milionë lojëra, një shifër që përfshinë shitjen e lojërave fizike dhe atë në mënyrë digjitale. Lojërat që pritet të vijnë në muajt e ardhshëm përfshinë  inFamous: Second SonMetal Gear Solid V: Ground ZeroesThe Order: 1886Watch_Dogs dhe Driveclub.

Për ata që nuk e kanë parë qysh ditët elansimit ne kemi bërë prezantimin e kësaj pajisje, gjithashtu kemi shpjeguar lojën FIFA 14. /ameble

[youtube id=”2tWkU0hS6zs” width=”600″ height=”350″]

Video praktike: Sony PlayStation 4

Video praktike: Sony PlayStation 4

Javë më parë, vetëm në SHBA dhe Kanada Sony kishte lansuar gjeneratën e re të konsoles për lojëra PlayStation 4, e cila nga data e lansmit brenda 24 orëve kishte arritur të shes mbi 1 milion konsola.

Duke i falënderuar kompanisë MEGA Electronics nga Prishtina e cila si gjithnjë i sjell e para pajisjet më të reja, kemi arritur të bëjmë videon praktike të Sony PlayStation 4, duke e prezantuar dizajnin e konsoles, kontrollorin si dhe njëkohësisht kemi bërë edhe konfigurimi fillestar të konsoles. Pra, për dallim nga modelet e mëhershme, modeli i ri PS4 së pari duhet të konfigurohet nëpërmjet internetit duke e bërë përditësimin e softuerit. Të gjitha të lartë përmendura, janë të demonstruara në videon e më poshtme.

Siç edhe është paralajmëruar më herët, PlayStation 4 ka specifika mbresëlënëse si në vijim:

  • Memoria e sistemit: 8 GB
  • Video memoria: 2.2 GB
  • Procesori: 4 x Dual-Core AMD64 “Bulldozer” (8 bërthama)
  • Portat: 4 x USB 3.0, 2 x Ethernet
  • Drive disku: Blu-Ray
  • HDD: 160 GB
  • Daljet e zërit: HDMI dhe Optical, 2.0, 5.1 dhe 7.1 kanale.


Për të gjithë të interesuarit për modelin e ri Sony PlayStation 4, kontaktoni MEGA Electronics nga Prishtina.|ameble|

PlayStation 4 – karakteristikat, versioni dhe të rejat për të

PlayStation 4 – karakteristikat, versioni dhe të rejat për të

PlayStation 4 pritet të dalë në shitje nga fundi i këtij viti. Teknologjia e AMD-së është duke mësuar për këtë sistem të ri, kurse Sony tha se ata besojnë se kjo do jetë pajisja me e fuqishme e lojës në të gjitha pajisjet tjera të konceptuara. Sony ka zbulur një sistem i cili punon me një procesor të vetëm.

Karakteristikat e PlayStation 4

  • CPU: Fuqia AMD “Jaguar” e ulët, dhe ka 8 bërthama.
  • GPU: 1.84 TFLOPS, AMD Readeon™ bërthama e grafikës.
  • Memorja: 8GB GDDR5.
  • Lidhja AV: Tani është HDMI, Analog-AV out, Digital output (optik).

PS4 device

Karakteristikat e DualShock 4

  • Përmasat e jashtme: afërsisht 162mm x 52mm x 98mm
  • Pesha: afërsisht 210g
  • Të tjera: light bar, vibration, built-in mono speaker.

Karakteristikat e kamerës së PS4

  • Dimensioni i jashtëm: afërsisht 186mm x 27mm x 27mm.
  • Pesha: afërsisht 183g
  • Kualiteti i videos: (Maksimale) 1280 x 800 pixel x 2 – HD
  • Gjatësia e kabllos: afërsisht 2m.

PlayStation Move

Sony ka konfirmuar se Playstation Move do të luajë rol të madh në ekosistemin e PS4. Megjithatë ajo ende nuk është zbuluar nëse PS4 do të fillojë së bashku me një aparat të ri të syrit të PlayStation.

  • Ndjeshmëri të lartë, dhe ngjyrë të dyfishuar të kamerës .
  • Kornizat me norma më të larta në rezulucionet e ulëta.
  • Bazë të gjerë, dhe 4 mikrofona në koleksion
  • Game-loop e sinkronizuar mund të ndryshohet, në varësi të frame-ave të lojës.

PS Move and cam

Porositja e PlayStation 4

Tani pajisja PS4 mund të para-porositet në: Amazon, Zavvi, Tesco, Game. |ameble|

Publikohet video e re që prezanton PlayStation 4

Publikohet video e re që prezanton PlayStation 4

Sony ka publikuar një video të re për konsolën e tyre të re PlayStation 4, që tregon disa nga tiparet e reja që do të jenë në dispozicion me pajisjen, duke përfshirë edhe ndërfaqen e re për përdoruesit e saj dhe opsionin për shpërndarje (sharing) në rrjete sociale. [youtube id=”7s32Q7MxvH0″ width=”600″ height=”350″]

Sony PlayStation 4 është paraqitur si një pajisje me përformanca mjaft të mira të mundësuara nga procesor  8 bërthamor X86 AMD Jaguar, 8 GB RAM GDDR 5, Wi-Fi 802.11n , Bluetooth 2.1, USB 3.0, dalje HDMI dhe një port optike. |ameble|

Zyrtarizohet Sony PlayStation 4

Zyrtarizohet Sony PlayStation 4

Siç është paralajmëruar më herët, dje në mesnatë gjatë një konference shtypi në qytetin e New York-ut është mbajtur ngjarja e shumëpritur nga Sony, me ç’rast është zyrtarizuar gjenerata e katërt e Sony PlayStation.

PlayStation 4 përmban një dizajn krejt të ri në krahasim me paraardhësit e tij, po ashtu edhe kontrollorët, si dhe është prezantuar “Eye Camera” që i ofron zhvilluesve një platformë në të cilën ata mund të krijojnë lojëra të reja pa kufij si asnjëherë më parë.

Sony PlayStation 4 është paraqitur si një pajisje me përformanca mjaft të mira të mundësuara nga procesori  8 bërthamor “Jaguar” AMD, 8 GB Ram GDDR 5, Wi-Fi 802.11n , Bluetooth 2.1, USB 3.0, dalje HDMI dhe një port optike. Çka mbetet ende enigmë e kesaj pajisje është se nuk është shfaqur dizajni i pajisjes së jashtme. Kjo me arsyetim se do të mbetet sekret i më vonshëm. |ameble| [divider top=”0″]

Kontrollori për PlayStation 4 të ketë ekran me prekje?

Kontrollori për PlayStation 4 të ketë ekran me prekje?

Se fundmi kemi dëgjuar shumë lajme dhe thashetheme rreth Sony PlayStation 4. Mirëpo të thënat e fundit janë rreth kontrollorit të PlayStation 4.

Sipas burimeve të CVG-së, Sony do të përjashtoj kontrolloret DualShock, pavarësisht së sa të pëlqyera janë ato nga lojtarët. Kontrollori i PlayStation 4 thuhet së do të jetë ngjashëm si Wii U, me sensorë biometrik dhe ekranin LCD më prekje. Një burim tjetër thotë se inxhinierët e PlayStation janë duke u përpjekur të imitojnë filozofi të njëjta si ndërfaqja e Vita PS.

Prapë se prapë këto mbesin vetëm thashetheme, për me shumë detaje mbetet të shihet në javët apo muajt e ardhshëm, e ne si gjithmonë do të njoftojmë me kohë. |ameble| [divider top=”0″]