Tag Archives

2 Articles
Si të shkarkoni Pokemon Go për iPhone dhe Android?

Si të shkarkoni Pokemon Go për iPhone dhe Android?

Tek ne, gjithashtu në shumë shtete tjera ende nuk mund të shkarkohet aplikacioni zyrtar i lojës Pokemon Go nga App Store apo PlayStore, por prapë se prapë ekzistojnë mënyra tjera për të shkarkuar ketë lojë të famshme.

Pokemon Go Logo

Si të shkarkoni dhe instaloni lojën Pokemon Go në iPhone ose në çfarëdo pajisje tjetër iOS?

Përderisa Pokemon Go është në dispozicion në App Store, por nuk e shihni nga vendi se ku jetoni atëherë ndiqni udhëzimet tona se si të shkarkoni dhe të instaloni atë:

1. Dilni (bëni Sign Out) nga Apple ID e juaj,

Paraprakisht, ju nevojitet të bëni iPhone-in të besoj se jeni në një rajon ku mund ta shkarkoni Pokemon Go. Shkoni tek Settings, klikoni në “Apple ID” dhe bëni Sign Out. Tani kthehuni në Settings dhe zgjidhni General>Language & Region. Tani zgjidhni rajonin që jeni në US, New Zealand, Australia tani edhe UK, sepse nga të gjitha këto rajone jemi të sigurt se mund të shkarkohet Pokemon Go.

Pokemon Go (1)

2. Tani hapni App Store

Hapni App Store. Kërkoni lojën Pokemon Go dhe me siguri se ju shfaqet. Në qoftë se nuk ju shfaqet, zgjidhni një aplikacion kot pa pagesë për të shkarkuar, dhe “Krijoni një ID Apple të re”.

Kaloni nëpër procesin e krijimit të ID-së dhe zgjidhni “None” në menynë e faturimit (Billing), pastaj shtoni adresën sikur që jeni duke jetuar në US, New Zealand, Australia apo tani edhe UK.

Pokemon Go (2)

3. Shkarko Pokemon Go për iPhone 

Tani më siguri se mund të shkarkoni dhe instaloni Pokemon Go për iPhone ose për çfarëdo pajisje tjetër iOS. Më vonë kur Pokemon Go gjendet zyrtarisht edhe në rajonin se ku jetoni, atëherë mund të ktheni Apple ID-në tënde, edhe pse ka mundësi që ju duhet të re-instaloni Pokemon Go.

4. Tani luaj! 

Pokemon Go tani është i gatshëm për tu luajtur nga pajisja juaj iPhone!

Si të shkarkoni dhe instaloni Pokemon Go për Android?

Kurse nëse doni ta luani Pokemon Go në Android, atëherë udhëzimet e mëposhtme tregojnë se si mund të shkarkoni atë nga një uebfaqe e palës së tretë (jashtë PlayStore-it).

1. Shkarko File-in APK për Pokemon Go

Fillimisht duhet t’i mundësoni pajisjes tuaj Android për të instaluar dhe hapur aplikacionet nga vende tjera. Mbani mend kur ndryshoni ketë opsion duhet të jeni të sigurt dhe të besueshëm për aplikacione tjera që instaloni.

Pokemon Go (3)

Shkoni tek Settings, pastaj Security, kaloni poshtë në opsionin ku thotë ardhshëm të vendit ku ai thotë “Unknown sources” dhe ktheni në opsionin ON.

2. Shkarkoni Pokemon Go për Android

Tani ju duhet të shkarkoni File-in APG për Pokemon Go. Nga pasjisja juaj Android shkoni në uebfaqen Pokemon Go APK dhe shtypni “Download APK”. Përzgjidh “OK” dhe Pokemon Go fillon të shkarkohet.

Pokemon Go (4)

3. Instalo Pokemon Go për Android

Pasi që File-i APK është shkarkuar, shpalosni njoftimet me gisht nga lartë, zgjidhni Pokemon Go, pastaj shtypni “Install”. Pokemon Go fillon të instalohet, dhe ju mundëson ta luani menjëherë.

4. Tani luaj!

Pokemon Go tani është gati për të luajtur në pajisjen tuaj Android. /ameble

Pokemon GO, thuhet se ka fituar 14 milionë dollar për dy javë

Pokemon GO, thuhet se ka fituar 14 milionë dollar për dy javë

Një raporti i fundit nga Superdata pretendon se loja deri me tani ka arritur 14 milionë dollar. 14 milionë dollar është një shumë e madhe e të hollave për një aplikacion që është lansuar vetëm dy javë më parë.

SuperData Pokemon-GO

Duhet gjithashtu të theksohet se loja ende nuk është në dispozicion në shumë vende të botës. Lansimi i saj ndërkombëtar u ndërpre për shkak të çështjeve me server.

Sidoqoftë, nuk jemi të sigurt se nga kush i kanë marrë këta numra Superdata, por perderisa këta numra nuk janë zyrtar nga Niantic/Nintendo apo edhe kompania The Pokemon, ndoshta tani për tani nuk duhet marrë si një vlerë nominale, por pak a shumë mund të jetë reale sepse kjo lojë pa dyshim së ka marrë botën. /ameble