Tag Archives

2 Articles
Kamera koncept “Polaroid Instagram” së shpejti në prodhim

Kamera koncept “Polaroid Instagram” së shpejti në prodhim

Ndoshta ju ka rënë para sysh ta shihni fotot e kamerës koncept të Instagram-it që është paraqitur nëpër internet vitit të kaluar, dizajni i pajisjes është projektuar nga Socialmatic, dhe tanimë ata kanë njoftuar që janë bashkuar me Polaroid dhe pajisja do të shkojë në prodhim.

Të dy kompanitë nuk kanë njoftuar diçka për karakteristikat e sakta të kësaj kamere, por ajo do të vijë me etiketimin Polaroid dhe pritet të lansohet në vitin 2014.

“Jemi shumë krenarë që punojmë së bashku me C&A dhe Polaroid, gjigandët e fotografisë digjitale,” tha Z. Antonio De Rosa, shef ekzekutiv në Socialmatic. “Ka qenë një negocim i gjatë dhe i vështirë, por ishim të motivuar fuqishëm për të arritur një marrëveshje për të krijuar një revolucion të vogël të fotografisë digjitale”.

Për ma shumë detaje do të njoftojmë më kohë. |ameble|

[divider top=”0″]

Polaroid, me aparat fotografik me Android

Polaroid, me aparat fotografik me Android

Polaroid ka konfirmuar se së shpejti do të nisë një aparat fotografik të ri me mundësi ndërrimi të Lens-ave, që do të shfaqet me sistemin operativ Android nga Google.

Duke folur për kualitetin e imazheve, Scott Hardy, president dhe shef ekzekutiv i Polaroid-it tha “kamera me mundësi ndërrimi të Lens-ave nga Polaroid do të prezantohet në CES 2013 (Consumer Electronics Show), informacionet dhe specifikat shtesë do të tregohen gjatë shfaqjes”

Kamera thuhet se posedon 18.1 magepixel, ekran me prekje 3.5 inç (touchscreen, si dhe versionin Android 4. Për me shumë detaje mbetet te shihet në ngjarjen CES 2013. |ameble| [divider top=”0″]