Samsung së fundmi ka nxjerr një aksesor të ri ku ju mundëson që nëpërmes smartphone-it apo tabletit tuaj Samsung të mbushni pajisje të tjera me energji. Kjo nuk është diçka e re, eksitojnë produkte të tilla edhe nga Lenovo apo kompanitë tjera që ofrojnë këtë funksionalitet, por për kompaninë Samsung është diçka e re sepse si duket do ta shfrytëzoj në familjen e saj të Gadgets-ave.

Samsung Power Sharing Cable

 

Ky produkti, zyrtarisht quhet “Samsung Power Sharing Cable,” dhe ju mundëson që jetën ekstra të baterisë që keni shembull, në Galaxy S5, Galaxy Tab S, Galaxy Alpha, Galaxy Avant ose Galaxy Note 4 të shfrytëzoni të çdo produkt që posedon portën microUSB. Kjo i bie që njëra anë e kabllit vendoset në portën e Smartphone-it të lart-përmendur dhe ana tjetër në ndonjë smartwatch, Bluetooth Speaker, apo edhe në ndonjë smartphone tjetër.

Samsung tanimë ka filluar me shitjen e kësaj kabllo për 19.99$ ku gjithashtu për përdorim i nevojitet një aplikacion i veçantë i quajtur “Power Saving” që mund të shkarkohet nga Google Play ose Samsung Apps. /ameble