Në bashkëpunim me NEPTUN-in, pajisja e radhës që kemi bërë prezantimin është tableti Prestigio MultiPad 9.7 Pro.

[youtube id=”JQGu7jbr_Wo” width=”600″ height=”350″]

Dizajni 

Pesha e lehtë, korniza e hollë dhe e lëmuar dhe pamja e jashtme tejet elegante, janë vetëm disa prej veçorive të jashtme të tabletit Prestigio. Veçoria dhe përparësia kryesore e këtij tabletit MultiPad ndaj modeleve të mëparshme është  ekrani me madhësi 9.7 inç LED, i ndërtuar të jetë rezistent ndaj gërvishtjeve. Me një mbulesë të zezë metalike të cilësisë së lartë dhe me një shtresë gome në anën e pasme, pajisja jep ndjesi të këndshme gjatë mbajtjes në duar. Ekrani poashtu përkrahë edhe rezolucionin HD të plotë me 1080p, kështu që ju lehtësisht mund të  lidhni pajisjen nëpërmjet portës HDMI në TV-në tuaj dhe të shikoni filma të kualitetit të lartë.

Hardueri

  • Tableti Prestigio MultiPad Pro ka 9.7 inç diagonalen e ekranit,  multi touch backlight led IPS me rezolucion 1024×768
  • Procesori është ARM Cortex A8 me shpejtësi prej 1.00 Ghz
  • RAM memoria është 1GB DDR3
  • Hapësira e brënshme për ruajtje është 8GB dhe posedon mundësinë e zgjerimit të kapacitetit me anë të kartelës SD deri në 32GB
  • WiFi përkrah standardet 802.11 b/g/n
  • Kamera frontale është 0.3 megapikselë
  • Bateria është e fuqisë 6000 mAh.

Sistemi Operativ dhe Aplikacionet

Tableti Prestigjio MultiPad vjen me sistem operativ Android 4.0 Ice Cream Sandwich, dhe i ka të instaluara mbi 40 aplikacione të ndryshme si: Mail, Skype, YouTube, Facebook, Twitter, etj, poashtu e ka mundësinë e shkarkimit të aplikacioneve të tjera nga Google Play.

Krahasuar me tablet të tjerë të serisë së tij, Prestigio MultiPad 9.7 Pro e ka të instaluar programin Office Suit Pro, me vlerë 10 dollarë në treg, që i lejon jo vetëm shikimin por edhe editimin e dokumenteve të tilla si Microsoft Word, Excel dhe Power Point.

Ajo që duhet të ceket është edhe aplikacioni Prestigio eReader, nëpërmjet të cilit ju lehtësisht mund t’i gjeni librat e juaj të preferuar në format elektronike. Poashtu ju do të keni qasje në më shumë se 250.000 libra elektronike, ndër të cilat 30.000 libra mund të shkarkohen falas.

Nëse vendoseni të blini këtë model nga Prestigio, ju duhet të dini se çka vjen në paketën e tij:

  • Tableti
  • Mbështjellësi elegant prej lëkure
  • Adapteri
  • USB kabllo për lidhje me PC dhe
  • Udhëzuesi

Këtë pajisje mund të gjeni në: Neptun