Tag Archives

5 Articles
Epson njofton për shtypësin Wirless “WorkForce WF-100”

Epson njofton për shtypësin Wirless “WorkForce WF-100”

Për ata që udhëtojnë shumë, shtypja e një dokumenti mund të jetë nganjëherë problem. Para se të niseni në ndonjë takim nga zyra keni shtypur dokumentet e duhura, mirëpo nganjëherë keni harruar diçka, për ketë Epson ka lansuar një shtypës (printer) me Wirless, WorkForce WF-100, që mund të përdoret kudo.

Epson WorkForce WF-100

Sipas kompanisë, ky është shtypësi pa tela “më i lehtë dhe më i vogël në botë”, dhe siç po e shihni në imazhin e mësipërm që është krahasuar me një çantë të madhësisë normale, që duhet të pranojmë se duket vërtet i vogël.

Ky shtypës vjen me lidhjen WiFi që mundëson lidhjen me smartphone, tablet dhe laptop. Gjithashtu posedon baterinë, që do të thotë se nuk është e nevojshme të lidhet në rrymë. I bie që mund të përdoret përderisa jeni në makinë, jashtë në ambiente të hapura apo kudo tjetër.

Për ata të cilët janë të interesuar Epson WF-100 do të dal në shitje online këtë muaj, kurse nëpër shitore me pakicë nga Janari 2015. Çmimi pritet ta jetë 350$. /ameble

Lansohet Printeri 3D me Wi-Fi “KTech Genesis” për 2200€

Lansohet Printeri 3D me Wi-Fi “KTech Genesis” për 2200€

Është lansuar ketë javë një Printer i ri 3D i emëruar si KTech Genesis ku ofron një vëllim të shtypit 200mm gjatësi dhe 194mm lartësi. Ky Printer i prodhuar në Itali është ndërtuar duke përdorur një dizajn nga alumini i anodizuar dhe është në dispozicion në dy ngjyra në të zezë dhe hiri, kurse çmimi i tij është 2200€.

KTech Genesis 3D Printer

Printeri KTech Genesis vjen me përkrahje të Wi-Fi duke u mundësuar të dërgoni të dhëna pa pasur nevojë për kartelën SD ose lidhje kabllore. Madhësia e tij është 37.9 x 38.9 x 60 cm dhe peshon 16kg dhe gjithashtu përkrah sistemet Windows (7 e më të ri), Mac OS X (10.7 e më të ri) dhe Linux (Ubuntu, Fedora).

Për më shumë informata rreth kësaj pajisje si dhe për karakteristikat shtesë mund t’i merrni nga ueb-faqja e kompanisë KTech. /ameble

Staples nxjerr për shitje shtypësin Cube 3D

Staples nxjerr për shitje shtypësin Cube 3D

Staples 3DShtypësi apo Printeri 3D sigurisht që është vala e së ardhmes në teknologji. Shtypësi 3D përdoret për të krijuar të gjitha llojet e veglave (gadgets), lodrave, risive dhe prototipet e pajisjeve duke projektuar sipas nevojave. Kur shtypësi 3D kishte debutuar për herë të parë, ata kushtonin dhjetëra mijëra dollarë duke e vënë pajisjen në mos arritjen e blerjes së saj për shumicën e përdoruesve dhe bizneset e vogla.

Fatmirësisht, kostoja e tyre tani ka rënë në mënyrë të konsiderueshme, dhe shtypësi Cube 3D është një nga ata, që tani është lansuar nga Staples dhe është në dispozicion nëpërmjet Staples.com me çmim rreth 990€.

Shtypësi funksion për kompjuter Windows dhe Mac, dhe vjen me 25 shabllone (templates) falas për krijimin e artikujve3D. Staples gjithashtu posedon në shitje material mbushës (cartridges) për shtypësin. |ameble|

LG – Foto printeri më i vogël në botë

LG – Foto printeri më i vogël në botë

Një prej industrive që ngadal po shuhet është zhvillimi e fotografive, mirpo LG nuk mendon ashtu dhe ka prezantuar foto printerin mobil të quajtur Foto Compact. LG pretendon që ky është printeri më i vogël në botë që peshon 212 gram me dimensione 7.2 cm x 12.cm x 2.4cm.

Printeri është i pajisur me NFC dhe Bluetooth që mundson transferin e fotove pa tela duke përdorur pajisjet Android me aplikacionin që do të jetë në dispozicion në Google Play. Printeri Foto Pocket nga LG e ka baterinë dhe ngjyrën (cartridge) të integruar mbrenda në pajisje dhe është i aftë të shtypë foto me dimensione 5.08 x 7.62.

Printeri do të dal në treg me tre ngjyra të ndryshme argjend, portokall dhe rozë me një çmim prej 150 Euro. |LG| |ameble| [divider top=”0″]

Përdor laserin, shpëto drunjtë

Përdor laserin, shpëto drunjtë

përdor laserin shpëto drunjëtHulumtimet e fundit që vijnë nga Universiteti i Kembrixh-it për të ashtuquajturit jo-printer laser-ik do të mundësojnë largimin ngjyrës nga letrat e përdorura më parë në mënyrë që ajo të përdorët përsëri.

Dr. Julian Allwood, Drejtues i grupit të materialeve të përpunimit me karbon të ulët në Universitetin e Kembrixh-it, dhe David Leal-Ayala, student PhD në këtë grup, testuan largimin e ngjyrës nga letra duke përdorur shumëllojshmëri të laserëve.

Rezultatet treguan se ngjyra mund të largohet në mënyrë efektive pa shkaktuar dëme të konsiderueshme në letër, duke lejuar që letra të përdorët përsëri në vend që të hedhet, copëtuar ose dërguar në ndonjë fabrikë të riciklimit. Pas eksperimenteve të shumta ajo u gjet me pulset prej 4-ns me një gjatësi valore prej 532 nm, ku (drita e gjelbër) funksionoi më së miri. Implikimet e studimit përpos punës gjithashtu shtrihen edhe në ruajtjen e pyjeve. Tash është një mundësi reale për reduktimin e përdorimit të pemëve për procesin e krijimit të letrës ku ripërdorimi i letrës përveç kësaj mund te zvogëloj gjithashtu deri në 50-80 % lëshimin e karbonit gjatë procesit të riciklimit. |Elektor| |Cambridge University[divider top=”0″]