Tag Archives

5 Articles
Intel njofton për procesorë të ri 64-Bit për pajisjet Android

Intel njofton për procesorë të ri 64-Bit për pajisjet Android

Intel LogoIntel gjatë një prezantimi në MWC 2014 në Barcelonë ka njoftuar për dy procesorë të ri 64-bit të dizajnuar për smarthphone dhe tablet Android. Procesorët 22nm 2-bërthamor Merrifield dhe 4-bërthamor Moorefield posedojnë shpejtësi më të shpejtë se sa procesorët rival të tyre nga Apple A7, si dhe Snapdragon Qualcomm 800.

Merrifield, i quajtur ndryshe edhe si Intel Atom Z3480, është me shpejtësi 2.13 GHz dhe thuhet se ofron përmirësim në jetën e baterisë. Pajisjet e para që do ta kenë ketë procesorë të ri mund të lansohen nga muaji i ardhshëm. Ndërkohë, tabletet dhe smartphone-t Android me çipin e ri Moorefield nuk do të lansohen deri në gjysmën e dytë të vitit 2014. Procesori 4-bërthamor është më shpejtësi 2.3GHz dhe ofron grafikë më të mirë dhe memorie të shpejtë.

Intel në ketë prezantim ka shfrytëzuar rastin të informoj gjithashtu edhe për partneritetin e tyre të ri me Lenovo, Asus dhe Foxconn. Tani për tani, prodhuesi i çipave është e vetmja kompani prodhuese e procesorëve 64-bit për pajisje Android dhe Windows edhe pse Qualcomm ka njoftuar gjithashtu për plane të ngjashme. /ameble

Samsung konfirmon prodhimin në masë të procesorëve 64-bit Exynos

Samsung konfirmon prodhimin në masë të procesorëve 64-bit Exynos

Samsung 64bit ExynosGjatë një konference për shtyp e caktuar për prezantim të fitimeve për çerekun e tretë të këtij viti, kompania Samsung ka konfirmuar se procesorët 64-bit Exynos pritet të paraqiten shumë shpejtë dhe janë si përgjigje e procesorëve A7 nga Apple. Ata kanë thënë se kanë filluar prodhimin në masë të tyre. Procesorët e përditësuar pritet të jenë gati për funksion nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe mund të ndodhë që do të jenë të përfshirë ne debutimin e Galaxy së ardhshëm S5.

Kompania tha se përveç disa “përgatitjet teknike në proces,” procesorët 64-bit pritet të shfaqen në vitin e ardhshëm. Ky lloj çipi i ri e hap derën për memorie shtesë që smartphone-at të mos jenë të mbrapa në mungesë të RAM-it dhe si përditësim mund të përdoret memorie me e shpejtë DDR4. |ameble|

Qualcomm ka prezantuar dy procesorë të ri Snapdragon

Qualcomm ka prezantuar dy procesorë të ri Snapdragon

Qualcomm ka prezantuar dy procesorë të ri për smartphone të serisë se tyre Snapdragon, Qualcomm Snapdragon 600 dhe 800 të cilat janë projektuar më të fuqishëm së sa seria ekzistuese.

Sipas Qualcomm, Snapdragon 800 është 75 % me i fuqishëm në performancë se ato procesorët ekzistues Snapdragon S4 Pro, kurse versioni 600 është 40 % me performancë më të mirë se ai aktual S4 Pro.

Procesorët Snapdragon të ri 800 dhe 600 pritet të përdoren në smartphone dhe tablet gjatë këtij viti, për më shumë detaje mund të gjeni në uebfaqen e tyre të Qualcomm-it. |ameble| [divider top=”0″]

Adapteva prezanton Epiphany IV (çipin 64 bërthamor)

Adapteva prezanton Epiphany IV (çipin 64 bërthamor)

Firma jo shumë e njohur për ne Adapteva prezanton në XBIT LABS mostrën e çipit RISC 64 bërthamor SLP (Super Low-Power) të prodhuar në Globalfoundries me teknologjinë 28 nm. Ky është një moment vendimtar për procesorët me përpunim paralel dhe konsumim të vogël të energjisë tha Andreas Olofsson, shefi ekzekutiv në Adapteva. Çipi i gjeneratës IV Epiphany punon me takt deri në 800 MHz dhe ofron në mënyrë të efektshme 50 GHz shpejtësi. Zbulimi i Epiphany do të mundësoj kursim të konsiderueshëm në koston totale të pronësisë dhe perfomancë në nivel të serverit në pajisjet sikurse smart phones dhe tabletët.
Industria deri më tani ka qenë e sfiduar në nyjat e procesit të përpunimit me teknologjinë 28 nm por çipi Ephiphany mundëson të tejkaloj pritjet në kushtet e performancës.

Më poshtë mund të shihni tabelën e prezentuar nga Adapteva me arritjen deri në 4096 bërthama por kushti themelor që është madhësia në mm²  tejkalohet . /adapteva/ /xbitlabs/

[divider top=”0″]

Bakterja dhe ADN-ja kalojnë në qarqet digjitale

Bakterja dhe ADN-ja kalojnë në qarqet digjitale

Hulumtuesit nga kolegji Imperial në Londër kanë treguar se ata mund të ndërtojnë portat logjike nga bakteret e padëmshme gut dhe ADN-ja. Këto janë portat logjike biologjike më të avancuarat krijuar ndonjëherë nga shkencëtarët.

Portat logjike janë blloqet themelore të ndërtimit në qarqet e silikonit në të cilën mosha digjitale është bazuar. Tani është e mundur që të kopjohen këto pjesë duke përdorur bakteret dhe ADN-ën, shkencëtarët shpresojnë që puna e tyre do të çojë në një brez të ri të procesorëve biologjik.

Edhe pse ende është një rrugë e gjatë për tu kaluar, ekipi sugjeron që këto porta logjike biologjike mund të formojnë një ditë ndërtimin e blloqeve mikroskopike biologjike në kompjuterë. Pajisjet mund të përfshijnë senzorë që notojnë brenda arterieve, zbulimin e ndërtimit të pllakave të dëmshme dhe dërgimin e shpejtë të medikamenteve në zonën e prekur.

Aplikacionet e tjera mund të përfshijnë senzorë të cilët zbulojnë dhe shkatërrojnë qelizat e kancerit brenda trupit dhe vëzhgues të ndotjes që mund të vendosen në mjedis, zbulimin dhe neutralizimin e toksikëve të rrezikshme sikurse arseniku. |Elektor| |ImperiaCollege|[divider top=”0″]