Tag Archives

4 Articles
BenQ lanson projektorin W1500 WiFi WHDI 3D

BenQ lanson projektorin W1500 WiFi WHDI 3D

Benq-W1500 -amebleBenq këtë javë ka shtuar edhe një model të ri në gamën e tyre të projektorëve.

Benq W1500 projektor ka për të ofruar shkathtësi të lirë dhe Full-HD rezolucion 1080p duke ofruar një pamje prej 84 inç nga vetëm gjashtë metra larg sipërfaqes së projektimit.

Modeli Benq W1500 është i pari projektor në botë i cili ka të ndërtuar 5-GHz WHDI teknologjinë nëpërmes së cilës lehtë mund të bëhet lidhja me Blu-ray, DVD player, konsolat e lojërave të cilat mund të lidhen në të pa pasur nevojën për kabllot HDMI.

Bob Wudeck, zëvendës President në departamentin Strategjia për Zhvillimin e Biznesit në BenQ America Corp shpjegoi:

“Me lëshimin e parë në botë WiFi FHD projektor me mbështetjen 3D, kompania BenQ ka rikonfirmuar qëndrimin dhe fokusimin në tregun projektues për shtëpi,” – “W1500 sjell një lidhje të plotë pa tela për të gjitha aplikacionet e popullarizuara në një teatër për shtëpi, duke rezultuar me një ambient të lehtë, të pastër në kërkim të hapësirave argëtuese, si dhe me kosto më të ulëta instalimi. Ne jemi duke prirë në botë edhe me teknologjinë tonë SmartEco e cila mundëson deri në 6.000 orë jetese të një llambe, duke i dhënë klientëve qasjen tonë për ecurinë e ndritshme për foto, kursimit të energjisë, si dhe një kosto të ulët të instalimit. ”

BenQ W1500 projektori është nga tani në dispozicion për të blerë me çmim prej 2299 $. |ameble|

Projektori LG Laser TV “Hecto”

Projektori LG Laser TV “Hecto”

Pak para ngjarjes CES në Janar të këtij viti kemi dëgjuar thashetheme dhe kemi parë prezantimin e  një pajisje LG Laser TV “Hecto”, dhe për çmimin e saj që do ta ketë rreth 9000 $. [youtube id=”xwyY8oRR0eI” width=”600″ height=”350″]

LG Electronics shpreson se nga muaji i ardhshëm të fillojë shitjen e këtij projektori 1080p që përdor laser si burim drite, dhe çiftëzohet me një ekran të veçantë diagonalja 100 inç.

Përveç sistemit te saj të ndriçimit me laser, një tjetër tipar i pazakontë i këtij projektori është projektimi ultra i shkurtër e cila është e nevojshme të jetë e vendosur shumë afër ekranit dhe jo në një distance sikur projektorët tjerë. Ky lloj projektori nga LG në qoftë se hapësira e dhomës nuk është e mjaftueshme mund të montohet në tavan në një distancë afër 1-2m.

Përveç laserit që përdor si burim drite kjo pajisje ka edhe disa përparësi tjera, duke përfshirë jetëgjatësinë që është 25.000 orë, ose pesë herë me shumë së sa jeta e llambave tradicionale, sipas kompanisë edhe shkëlqimi i tij është i dukshëm.

Ndryshe nga projektorët tjerë, Laser TV përfshin ATSC TV tuner të integruar, sistemin e zërimit 20 vat, Wi-Fi, platformën LG Smart TV me qasje në disa filma streaming dhe shërbime televizive, si dhe Online App Store. |ameble|

Projektor me LED nga AAXA

Projektor me LED nga AAXA

Edhe me herët kemi parë disa modele të projektorëve AAXA, mirëpo këtu kemi diçka krejtësisht të ndryshme, qe thirret AAXA LED Showtime 3D. Teknologjia e projektorëve Light Emitting Diodes (LED) do të përdoret në vitet e ardhshme që punon me rezolucion dhe imazh të lartë 1280X800 DLP, ku teknologjia LED është thënë të jetë superiore ndaj llampave projektuese te deri tashme.

Sytë tuaj do të shohin ngjyra më të gjalla, imazhe shumëngjyrëshe si dhe aftësi për të shijuar ketë pajisje që qëndron 20 mijë orë jetë, e qe qëndron 10 herë me shumë në krahasim me llampat e projektorëve standard.

LED AAXA Showtime 3D do të vijë me rezolutë 720p (WXGA), grafikë të procesimit 3D, si dhe film, sllajde dhe muzikë player të integruar. Të gjitha këto janë te vendosura në një pajisje që masat e saj janë 5.9X5.2X1.4 inç, duke ofruar kështu video impresive deri në 160 inç.

Çmimi i saj më pakicë do të jetë 500$. |ameble| [divider top=”0″]

Aiptek nis tre projektorë Pico për smartphone

Aiptek nis tre projektorë Pico për smartphone

by bmbi 0 Comments

Aiptek ka nisur një seri projektorësh Pico intrigues qe kyçen në smartphone dhe tableta. Në madhësi te mesme sa një pako cigaresh vijnë në tre versione – i50S MobileCinema, i50D dhe A50P.

i50S ka projektor të inkorporuar që është i përshtatshëm për iPhone4 dhe 4S, i50D është më një dizajn më të përgjithshëm që mund te kyçet ne dok të çdo iPad, iPhone apo iPod touch ndërsa A50P ka microHDMI që është i përshtatshëm për çdo smarthpone(ose pajisje të çfarëdo lloji) dhe dalje MHL.

Të tre pajisjet kanë specifikat gati te njëjta që janë:

  • 35lumens shkëlqim,
  • 640 x 480 rezolutë,
  • 1000:1 kontrast,
  • RGB LED ndriçimi,
  • DLP Texas Instruments teknologjinë e çip-it
  • 2 orë bateri

Çmimi tyre do të jetë prej 250€, kurse dalja ne treg do te jetë: i50S në Korrik ndërsa i50D dhe A50P në Shtator. |aiptek.com| [divider top=”0″]