Tag Archives

2 Articles
Makina prototip e fundit nga Google

Makina prototip e fundit nga Google

Planet e Google-it për të futur një makinë me vetë-ngarje është vërtet plan i vjetër, veçanërisht kur dihet se ky projekt i tyre ka qenë në proces që një kohë të gjatë, kurse tani Google përfundimisht ka nxjerr në pah një prototip të cilin Google e ka bërë nga zeroja.

Siç po e shihni në videon e më sipërm, kjo makinë nuk duket sikur makinat e zakonshme, por si një bubë e madhe e rrumbullaket ku qëllimi i kësaj është të marrë pasagjerët nga pika A në B.

Sipas Sergey Brin nga Google, “Projekti ka të bëjë me ndryshimin e botës për njerëzit të cilët nuk posedojnë shërbime të transportit.” Google nga kjo makinë ka hequr disa  komponente të tilla si timonin drejtues, katalizatorin dhe pedalet e frenave, ku në ketë mënyrë tingëllon paksa i frikshëm.

Çfarë e bën këtë prototip të veçantë nga prototipat e mëparshëm të Google-it është se ky do të drejtohet tërësisht nga një kompjuter. Në prototipat e mëparshëm, njerëzit kanë pasur mundësin të marrin nën kontroll makinën në çdo situatë të caktuar. Makina e re e ka lazerin me pamje 360-shkallë.

Megjithatë duhet theksuar se për momentin Google nuk ka plane për të shitur këtë makinë, ata janë në kërkim të partnerëve në mënyrë që të realizojnë ketë prototip.Ndërkohë thuhet se kompania Google po planifikon të ndërtoj të paktën 100 prototipa gjatë viteve të ardhshme duku i dhënë kështu mundësi në vozitje vullnetarëve.

Për të adresuar shqetësimet e sigurisë, makina ec me një shpejtësi maksimale prej 25 kilometra në orë, pjesa e përparme e makinës do të bëhet nga goma kurse xhami i tij do të jetë fleksibël në rast se përplaset me ndonjë biçikletë ose këmbësorë. /ameble

Pasqyra që bën fotografi dhe i poston në Twitter

Pasqyra që bën fotografi dhe i poston në Twitter

Siç u vërtetua dhe nga fotoja më e famshme selfie, fotoja e Ellen DeGeneres, një faktor që të limiton gjatë pozimit për selfie është gjatësia e krahut.

Ky problem nuk ekziston në S.E.L.F.I.E. (Self Enhancing Live Feed Image Engine), një pasqyrë që ashtu siç edhe nga emri që ka do të thotë që është një pajisje që i fotografon dhe i rregullon fotot dhe më pas i poston në Twitter. Pajisja ka pasqyra nga të dyja anët dhe në të vërtetë mes këtyre pasqyrave ka një Mac Mini, një kamerë dhe drita LED.

Një program që njeh fytyrën e personit është instaluar në Mac dhe pasi programi njeh fytyrën, fillon procesi i fotografimit; dritat LED sinjalizojnë se kur është momenti i fotos.

Pasi bëhet fotoja, programi shton një logo dhe më pas e poston në Twitter. Edhe pse S.E.L.F.I.E. është një projekt eksperimental, nëpërmes iStrategyLabs mund të blini një pajisje të tillë. /ameble

[vimeo id=”90791484″ width=”600″ height=”350″]