Pa rimë apo ndonjë arsye, Gangnam Style e Psy-së ka arritur të kalojë dy miliardë shikime në YouTube, video e parë që ka arritur të bëjë ketë ndonjëherë. Secili nga ne është e pamundur që se keni lëshuar të paktën një herë ketë video-këngë–kërcim-valle, s’di si ta quaj!

Kur për herë të parë në vitin 2012 kishte dal Gangnam Style, unë sinqerisht kur e kam dëgjuar kam menduar se është ndonjë video shaka. Por që kurrë nuk kam menduar apo imagjinuar formulën satirike që një kërcim i tillë do të arrinte të bëhet video më e njohur në botë ndonjëherë, dhe që vështirë do të kalohet në të ardhmen. Ende edhe sot, sa herë që e hapë videon në YouTube, çdo herë ka shikime më shumë. Përderisa po shkruaj i ka 2.002.870.151 shikime.

Psy mban edhe një rekord me videon-këngën tjetër Gentleman, ku për një ditë të plotë kjo video ka marrë 38 milionë shikime. Tani kjo video aktualisht numëron rreth 700 milionë shikime, por prapë së prapë rruge e gjatë për të arritur rekordin 2 miliardë që është prekur ketë vikend nga Gangnam Style.

Po e njëjta, aktualisht llogaritë tri video në Top pesëmbëdhjetëshen e të gjitha videove që ekzistojnë në YouTube. Vërtet mbresëlënëse! /ameble