Mbreti Apple përsëri dëshmoi se nuk lëviz dot nga froni.

Siç kemi raportuar edhe sot më herët gjatë ditës dhe më pas kemi transmetuar drejtpërdrejt edhe konferencën nga Apple qe publikoi smartphon-in Iphone 5, tani duam t’ju informojmë se ajo që u premtua u realizua.

Është folur dhe pritur aq shumë se kur do të ndodhë “shfaqja e zbulimit të Iphone” dhe ja ku jemi, tani për të prezantuar mrekullinë Iphone 5.

Iphone 5 do te jete 7.6 milimetra i trashë dhe pesha e tij do të jetë 122 gram, pra Iphone 5 është 18 përqindë më i hollë se sa 4S dhe 20 përqind më i leht. Gjithashtu do të ketë ekranin më të madh, që i bie 4 inç në diagonale dhe që mundëson që këtij Iphoni ti shtohet edhe një rresht me ikona.

Produkti me i ri I Apple Iphone 5 do të ketë çmimin prej $199 për versionin 16 GB, $299 për 32 GB dhe $399 për atë 64 GB, për një kontratë 2 vjeçare. Iphone 4S do të kushtojë $199 për versionin 16-gigabyte. Produktet do të jenë të gatshme për blerje nga 21 Shtatori 2012 duke filluar  në SHBA  dhe Kanada dhe nga fundi i vitit në 100 vende të tjera te botes.

Stafi i Ameble do të jetë në pritje të kontaktit të parë fizik me Iphone5 për të bërë vlerësimin në detaje të këtij telefoni mahnitës.

|ameble| [divider top=”0″]