Procesori Qualcomm Snapdragon 600 tashmë ka filluar të shfaqet tek një numër i smartphone-ve, si HTC One, Samsung Galaxy S4, Optimus G Pro etj, mirëpo nga ky prodhues është lajmëruar se gjatë muajit Maj do të filloj me prodhimin në masë të versionit të ardhshëm Qualcomm Snapdragon 800 që ishte prezantuar në Janar të këtij viti.

Në një konferencë për media të mbajtur dje në Pekin, Menaxher i lartë për produkte, Yufei Wang ka konfirmuar ketë, duke refuzuar të komentojë se cilat nga pajisjet e ardhshme do të përdorin ketë procesorë.

Procesori i më hershëm Snapdragon 600 është thënë të ofroj performancë 40 % me të mirë se Snapdragon S4, kurse Snapdragon 800 i ardhshëm mund të jetë 75 % me i fuqishëm në performancë se sa procesorët Snapdragon S4. Më poshtë mund ta ndiçni një video të shkurt të paraqitur nga Qualcomm, që shpjegon performancën e procesorit: |ameble|