Qualcomm logoProcesori 4-bërthamor Snapdragon 800 nga Qualcomm kohet e fundit është përdorur për të gjithë smartphone-et Android, mirëpo tani kompania ka nxjerr një version të përditësuar që është me i fuqishëm se i tanishmi. Snapdragon 805 ofron shpejtësi më të shpejtë se paraardhësi i tij dhe madje përkrahë kualitetin e videove Ultra HD 4K në pajisjet mobile.

Snapdragon 805 funksionon në 2.5GHz për bërthamë dhe përfshinë GPU të re Adreno 420, ku kompania thotë se ky model ofron 40 % me mirë të procesimit të grafikës se sa versioni i më hershëm Snapdragon 800. Ky çip gjithashtu përmirëson shpejtësinë e shfletimit në internet, video streaming si dhe shpejtësinë dhe cilësinë e kamerës.

Qualcomm mburret me atë se procesori i tyre i ri është i pari që përkrahë videot me kualitet 4K. Për momentin nuk ka smartphone që posedojnë kamera për incizim me kualitet 4K. Fatmirësisht, është kompania Samsung që është duke punuar pajisje smartphone me ekran 4K UHD, por prapë se prapë mbetet syri i njeriut që mund të tregojë ndryshimin nga kjo qe kemi tani për atë që pritet të vij. |ameble|