QuickofficeGoogle nëpërmes rrjetit të tyre social ka njoftuar se aplikacioni i tyre Quickoffice për editim të dokumenteve që e kishte blerë në vitin 2012, tani është në dispozicion për shkarkim pa pagesë për të gjithë përdoruesit e platformës iOS dhe Android. Lajmi vjen menjëherë pasi që Apple ka njoftuar se të gjitha pajisjet iOS të reja do të posedojnë të instaluar aplikacionin iWork të tyre.

Paraprakisht shërbimi Quickoffice ishte në dispozicion falas vetëm për abonentët e Google Apps, mirëpo tani me qëllim është hapur për pothuajse të gjithë, edhe pse Windows Phone 8 dhe përdoruesit e BlackBerry-it janë lënë ende jashtë kësaj.

Si bonus shtesë, kushdo që përdorë Quickoffice që gjithashtu i nevojitet qasje në llogarinë Google para 26 Shtatorit do të ketë 10 GB hapësirë për të dhëna pa pagesë për dy vitet e ardhshme.

Quickoffice si aplikacion që është ju mundëson që lehtë të krijoni dhe të editoni dokumente ekzistuese të Microsoft Office-it. Gjithashtu mund tu qaseni fotografive të ruajtura në llogarinë tuaj Google Drive. |ameble|