Tag Archives

2 Articles
Lansohet Raspberry Pi 3: 10 herë më shpejt se sa i pari

Lansohet Raspberry Pi 3: 10 herë më shpejt se sa i pari

Kanë kaluar katër vjet që kur Raspberry Pi i parë ishte lansuar, dhe ende mbetet mini-kompjuteri me i lirë dhe me i fortë deri më tani. Për të festuar ditëlindjen e saj, sot kompania ka lansuar modelin e ri të gjeneratës së tretë, duke shtuar kështu karakteristika të reja të nevojshme, por pa e ngritur çmimin e pajisjes që është dhe ka qenë vetëm 35$.

Raspberry pi 3

Raspberry Pi 3 i ri posedon procesorin 4-bërthamor ARM 64-bit Cortex-A53 në 1.2GHz, i cili i bie të jetë 10 herë më i fuqishëm se sa modeli origjinal, ose 50 deri 60% më i shpejtë se sa Raspberry Pi 2. Gjithashtu posedon lidhjet Wi-Fi dhe Bluetooth të integruara, ku në modelet e me hershme u është dashur t’i shtohen këto si të ndara.

Raspberry Pi 3 nga tani është në dispozicion dhe mund të porositet online. /ameble

Raspberry Pi Model B+ me karakteristika të reja lansohet për 35$

Raspberry Pi Model B+ me karakteristika të reja lansohet për 35$

Pas suksesit me versionin origjinal të mini kompjuterit Raspberry Pi Model B, fondacioni Raspberry këtë javë ka prezantuar dhe lansuar modelin e radhës Raspberry Pi Model B+. Ky model është i bazuar në teknologjinë e përdorur në pajisjen origjinale dhe është përshtatur më shumë me versionin Raspberry Pi mini PC se sa me Raspberry Pi 2.

Raspberry Pi Model B Plus

Raspberry Pi Modeli B+ është i pajisur me të njëjtin procesorë BCM2835 si dhe 512MB RAM dhe është në gjendje të bëj çdo gjë, njëjtë si nga Raspberry Pi modelit B.

Karakteristika të reja të përfshinë:

– Në kokën e GPIO janë shtuar 40 pin-a.
– Tani posedon 4 porta të USB 2.0.
– Micro SD, është zëvendësuar me një version tjetër.
– Konsumi i ulët të energjisë.
– Audio e përmirësuar.

Shikoni video më poshtë për një pamje më të plotë rreth të të gjitha karakteristika të reja të përfshira në ketë model:

Çmimi i k/tij modeli është 35$. /ameble