Tag Archives

3 Articles
Rita Ora, pjesë e spotit të Samsung për Galaxy S6 dhe S6 Edge

Rita Ora, pjesë e spotit të Samsung për Galaxy S6 dhe S6 Edge

Samsung ka realizuar një reklamë të re për smartphonet e tij Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, e cila po shfaqet në të gjithë botën.

https://youtu.be/gD26Vs7VRK8

Spoti prej 60 sekonda, i quajtur Anticipation është krijuar nga agjencia e reklamave 72 and Sunny, dhe mban frazën “E ardhmja është tani”.  Si audio është përdorur kënga “I’m Alive,” regjistruar fillimisht nga Tommy James dhe Shondells në vitin 1960.

Pjesë e reklamës është bërë edhe këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, e cila këndon një pjesë nga kënga “I’m Alive”. /KultPlus

iPhone-at e Apple-it shfaqen me dy reklama të reja

iPhone-at e Apple-it shfaqen me dy reklama të reja

Apple ka publikuar dy reklama të reja për iPhone-et e tyre të ri 6 dhe 6 Plus, reklama të cilat si personazhe janë Jimmy Fallon dhe Justin Timberlake

Reklamat e iPhone -it mund ti shihni më poshtë, e para fokusohet në aftësinë për të bërë dhe për tu përgjigjur thirrjeve nga pajisjet Mac dhe iPad, duke përdorur iPhone-in.

https://www.youtube.com/watch?v=SrxtbB-z2Sc

Kurse e dyta shfaq lojërat në iPhone-in e ri, ku gjithashtu shpjegon procesorin e shpejt A8 të vetë kompanisë, i cili është përdorur në këto dy pajisje.

https://www.youtube.com/watch?v=3CEa9fL9nS0

Gjatë zezonit të festave pritet të shohim edhe reklama tjera për iPhone, duke u shfaqur kështu personazhet Justin Timberlake dhe Jimmy Fallon. /ameble

LG shpalos reklamën (Billboard) me të madhe në botë

LG shpalos reklamën (Billboard) me të madhe në botë

LG në Arabinë Saudite ka shpalosur reklamën (billboard) më të madhe në botë, duke e përgatitur rrugën e saj për libër të Ginisit dhe duke promovuar kështu smartphone-in e tyre G3. Kjo reklamë është e gjatë sa dy fusha të plota të futbollit dhe është e vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar Riad, i cili pranon rreth 20 milionë vizitorë në vit.

LG G3 reklama

Reklama e re e LG-së është projektuar dhe dizajnuar kundrejt erërave të forta dhe stuhive të rërës nga një strukturë mbështetëse prej çeliku që peshon 1800 ton. LG G3 është një smartphone vërtetë mbresëlënës me karakteristika të larta, ku shumë shpejt do të paraqesim videon praktike të tij.

Ndoshta kjo reklamë masive do të ndihmojë që të bije në sy të vizitorëve dhe tu jap interesim në blerje. /ameble