Apple sot njoftoi për dy modele të Retina MacBook Pro 13 inç dhe 15 inç me disa opsione harduerike dhe specifika të jetë mbresëlënëse.

Modeli 13 inç Retina MacBook Pro vjen me dy opsione. Opsioni i parë vjen me një procesor 2-bërthamor  Intel Core i5 me shpejtësi prej 2.6GHz, 8GB RAM memorie dhe 128GB ose 256GB SSD hapësirë të brendshme me çmim prej 999 £ ose 1199 £, ndërsa opsioni i dytë vjen me një procesor 2-bërthamor Intel Core i7 me shpejtësi prej 2.8GHz, 8GB RAM memorie si dhe 512GB SSD hapësire të brendshme me çmim prej 1,399 £.

Retina MacBook Pro 13 inç

Versionet 15 inç të Retina MacBook Pro gjithashtu janë përditësuar dhe tani ka dy modele për të përzgjedhur dhe të dyja vijnë me 16GB RAM memorie si standard.

Retina MacBook Pro 15 inç

Modeli Entry 15 inç përmban procesorin 4-bërthamor Intel Core i7 me shpejtësi prej 2.2GHz me 256GB SSD hapësirë të brendshme me çmim prej 1599 £, ndërsa model tjetër vjen me një procesor 4-bërthamor Intel Core i7 me shpejtësi prej 2.5GHz dhe 512GB SSD hapësirë të brendshme me çmim prej 1,999 £. /ameble