Tag Archives

2 Articles
2/3 e të gjitha Bankomat-ve në botë do të vazhdojnë të përdorin Windows XP

2/3 e të gjitha Bankomat-ve në botë do të vazhdojnë të përdorin Windows XP

Bankomat Windows XPReuters ka raportuar se prodhuesi i Bankomat-ve NCR pretendon se dy të tretat e të gjitha Bankomat-ve në botë ende përdorin sistemin operativ Windows XP dhe nuk do të mund të arrijnë të përditësohen me sistemin e ri deri në kohen kur Microsoft ka caktuar.

Megjithatë, nga kjo nuk do të thotë që hakerat do të mund të sulmojnë Bankomat-et, për shkak se shumë kompani të ATM-ve dhe banka kanë nënshkruar marrëveshje me Microsoft-in për të vazhduar përkrahjen edhe pasi kompania të përfundon përkrahjen për përdorues të tjerë të XP-së.

Një përkrahje e tillë llogaritet të jetë shumë e shtrenjtë, sipas një vlerësimi të cituar nga Reuters, “kostoja për vazhdimin e përkrahjes si dhe përditësimin në sistem të ri vetëm në Angli për secilën prej bankave kryesore llogaritet të jetë 50 – 60 milionë £ (rreth 72 milionë €) .” /ameble

Panasonic në dalje nga tregu i televizioneve Plazma

Panasonic në dalje nga tregu i televizioneve Plazma

Prodhimit të kompanisë Panasonic në segmentin e televizioneve Plazma mund ti vij fundi. Reuters raporton se Panasonic është në rrugën e pezullimit të saj në prodhimin e televizioneve Plazma, si pjesë e planeve të saj për zvogëlimin e biznesit gjatë tre viteve të ardhshme. Raporti për planet e kësaj kompanie u shfaq fillimisht nga gazeta japoneze Nikkei.

Biznesi për televizionet Panasonic ka arritur kulmin e saj duke gjeneruar rreth 10.5 milionë $ në shitje gjatë vitit 2009 dhe 2010. Megjithatë, ky biznes pritet të vazhdoj dhe gjenerojë sa gjysma e shumës se deri tashme deri në vitin 2015 dhe 2016 për prodhimet që ka bërë.

Reuters sipas disa burime të afërta të kompanisë raporton se Panasonic tanimë veç ka nënshkruar përmbylljen e prodhimit për Tv-të Plazma, mirëpo kompania ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare lidhur më ketë. |ameble| [divider top=”0″]