Samsung ka realizuar një reklamë të re për smartphonet e tij Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, e cila po shfaqet në të gjithë botën.

https://youtu.be/gD26Vs7VRK8

Spoti prej 60 sekonda, i quajtur Anticipation është krijuar nga agjencia e reklamave 72 and Sunny, dhe mban frazën “E ardhmja është tani”.  Si audio është përdorur kënga “I’m Alive,” regjistruar fillimisht nga Tommy James dhe Shondells në vitin 1960.

Pjesë e reklamës është bërë edhe këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, e cila këndon një pjesë nga kënga “I’m Alive”. /KultPlus