MIT’s Robust Robotics Group të udhëhequr nga profesori Nick Roy, kanë zbuluar aeroplanin e parë autonom i cili është në gjendje të fluturoj dhe të rikthehet në vend parkingun e tij. Imagjinoni një aeroplan robot duke fluturuar pa pilot apo navigacion përmes GPS-it. Skuadra e MIT-it sapo kanë bërë publik zbulimin e tyre revolucionar.

Por, si funksionon ky sistem? Ky robot është në gjendje që të manovroj përmes implementimit të një algoritmi kompleks i cili mund të kalkulojë lokacionet, orientimin, ritmin dhe shpejtësinë e tij. Dhe implikimet për të mirë janë të shumta. Për shembull, kompania FedEx apo DHL mund të dërgoj një porosi tuajën përmes sistemit te pavarur të robotit fluturues, apo helikopteri robotik mund të zbresë në vende ku dikush ka nevojë për një ambulancë të shpejtë, etj..

Nuk është çudi që ky zbulim një ditë mund të lë pa punë shumë pilot nëpër botë. |cnet.com| [youtube id=”B42SW84eT0o” width=”600″ height=”350″]  [divider top=”0″]