Tag Archives

5 Articles
Çfarë është Ruteri ?

Çfarë është Ruteri ?

Në botë sot ka më shumë se 3 miliard përdorues të rregullt të Internetit, pjesë e kësaj jemi edhe ne dhe atë në baza të pa ndërprera ditore. Interneti është rrjet (network) me mundësi për kyçje publike të rrjeteve të ndërlidhura kompjuterike, që transmetojnë të dhëna (data) të caktuara duke përdorur Internet protokollin (IP) standard.

Me fjalë të tjera, interneti është rrjet i rrjeteve që përmban miliona pjesëza të vogla rrjetesh rajonale, akademike, të biznesit e qeveritare, të cilat në vetvete përmbajnë informata dhe shërbime të ndryshme, siç janë posta elektronike, format e kontaktit, bisedat e shkruara, me video dhe zë, transferuesit e skedave, shpërndarjen e të dhënave dhe dokumentet e tjera nga e gjithë bota.

Pra interneti është rrjet i rrjetave, dhe ajo çfarë ne duhet të na interesojë të dimë është se si realizohen këto rrjeta dhe cilat janë komponentët e tyre.

Komponentët e një rrjete kompjuterike janë:

  • Hosts (Kompjuterët, laptopët, pajisjet tjera mobile siç janë telefonat e mençur dhe tabletet).
  • Ruteri (Pajisjet që mundëson shkëmbimin e paketave në rrjetë përmes protokolleve të rutimit).
  • Suici (Pajisje përmes të cilës lidhen komponentët fundore (kompjuterët) në rrjetë).
  • Lidhjet (lidhja me tela apo fije optike dhe lidhja pa tela (wireless)).
  • Protokollet (Protokollet e rutimit IP, TCP, CSMA/CD, CSMA/CA).
  • Aplikacionet (Shërbimet e rrjetës).
  • Përdoruesit (Njerëzit dhe makinat).

Në këtë artikull do të shpjegojmë funksionin e Ruterit, njërën ndër komponentët më të rëndësishme dhe më te komplikuara për tu konfiguruar në krahasim me të tjerat. Çfarë është ruteri, si funksionon ai, dhe çfarë në fakt mundëson ruteri?

Çfarë është Ruteri ?

Një ruter është një pajisje e rrjetës që përcjell apo pason paketat me të dhëna në mes kompjuterëve në rrjetë. Ruteri është i lidhur në të paktën dy rrjeta të ndryshme dhe është pajisje kritike qe e mbanë  qarkullimin e të dhënave nga LAN në WAN dhe anasjelltas.

Kur paketat me të dhëna arrijnë në ruter përmes rrjetës ruteri lexon informatat e adresës në paketë në mënyrë që të përcaktoj destinacionin përfundimtar të paketës në fjalë.

Më pas, duke përdorur informatat në tabelën e rutimit apo rregullat e rutimit e pason paketën për në rrjetën tjetër nga ku paketa vazhdon rrugëtimin për në destinacionin përfundimtar. Kjo krijon atë që quhet vënjë e rrjetave mbi njëra tjetrën apo internetwork.Router1-Ameble

Ruterët përformojnë funksionin e “drejtimit të trafikut” në atë që ne e njohim si Internet. Pra, një paketë me të dhëna në mënyrë tipike përcillet nga një ruter në tjetrin përmes rrjetave që konsistojnë në internetwork deri në momentin që arrijnë nyjën përfundimtare të destinacionit.

Kur të dhënat dërgohen nga një rrjetë në tjetrën paketat gjithsesi se do të kalojnë përmes ruterit i cili edhe u tregon rrugën paketave. Këtë punë ruteri e kryen duke kontrolluar IP-në e destinacionit në header të çdo pakete dhe duke ju referuar tabelës ku ruhen rutat, e zgjedh rrugën me te mire për t’i përcjellë paketat.

Interneti vetvetiu është një rrjetë globale që lidhe miliona rrjeta më të vogla andaj rëndësia e ruterit është shumë e madhe.

Jo të gjithë ruterat janë të njëjtë pasi që secili varet nga puna që e kryen dhe dallojnë nga lloji i rrjetës në rrjetë. Ju mund të shihni ndonjë pajisje dhe të mos kuptoni që është ruter. Çka e definon ruterin nuk është forma, ngjyra, madhësia apo prodhuesi, por është funksioni i rutimit të paketave ndërmjet kompjuterëve.

Ruterët më të njohur për ne janë ruteret e vegjël shtëpiak apo ruteret e zyrave që thjeshtë pasojnë të dhënat, si ueb faqet, e-mail-at, videot, bisedat ne skype, dëgjimin e muzikës online, etj. Këta rutera mundësojnë të gjitha këto gjëra në lidhjen që krijohet në mes kompjuterit tuaj dhe Internetit. Për shembull, modemi kabllor i cili ruton të dhëna në mes jush dhe furnizuesit tuaj të internetit mund të konsiderohet ruter.

Një ruter është një kompjuter, softuer dhe harduer i të cilit modelohet për t’ju përshtatur detyrës së rrugëtimit dhe dërgimit të informacionit në destinacion.

Ruterat përgjithësisht kanë një sistem operativ specifik (për shembull Cisco IOS, Juniper Networks JUNOS dhe JUNOSe, Mikrotik, etj.), RAM, NVRAM, memorie flash, një ose më shumë procesorë si dhe një ose më shumë ndërfaqja me rrjetin.

Ruterat e fuqishëm përmbajnë disa procesorë dhe qarqe të integruara specifike për aplikacionet (ASIC) dhe përdorin procesimin paralel në shkallë të gjërë.

Routerat lidhen me dy ose më shumë  nënrrjeta (subnets) logjike të cilat jo domosdoshmerisht përkojnë një më një më ndërfaqjet fizike të routerit.

Termi suiç (swich) i shtresës së trete përdoret shpesh në vend të ruterit (router), por suiçi është një term shumë i përgjithshëm pa një përkufizim teknik të përcaktuar. Në zbatimin e tij praktik, ruterat optimizohen për përdorimin e ndërfaqjeve Ethernet LAN dhe nuk mund të kenë ndërfaqje të tjera fizike. /ameble

Anonabox, një router WiFi i vogël që kodon gjithçka që bëni në internet

Anonabox, një router WiFi i vogël që kodon gjithçka që bëni në internet

Përdoruesit e kompjuterëve sot po kërkojnë opsione që të fshehin çdo gjë që ata bëjnë në internet për të mbrojtur jetën private. Ata të cilët nuk duan të ndryshojnë konfigurimet e tyre në shfletues të internetit apo të përdorin ndonjë softuer nga tani e kanë mundësinë të blejnë një pajisje të vogël të quajtur Anonabox, një router WiFi që mbron çdo gjë që ju bëni në internet, jo vetëm aktivitetin tuaj nga shfletuesi.

Anonabox me donacion paraprak nëpërmes Kickstarter ka filluar me 7500$, aktualisht ka arritur 203.000$. Kjo pajisje pritet të kushtoj 45$ në Kickstarter dhe del në treg nga muaji Janar, pasi që raundi i parë i prodhimit është bërë.

Siç shihet në video më poshtë, Anonabox është shumë i lehtë për tu instaluar.

 

“Anonabox lehtë kodon përdorimin e internetit me ketë pajisje të thjeshtë që siguron të gjithë trafikun e internetit, jo vetëm trafikun që vjen nga programi,” shkruan kompania. “Nuk ka nevojë për të shkarkuar ndonjë softuer ose konfiguruar diçka, nuk ka nevojë për kredenciale, për regjistrimin apo çka do çoftë tjetër, e vetmja që ju duhet është, të lidhet në rrjetin e internetit. /ameble

Prezantohet Asus AC1900, Router-i Wireless Dual-band më i shpejti në botë

Prezantohet Asus AC1900, Router-i Wireless Dual-band më i shpejti në botë

Asus ka prezantuar Router-in e ri Wireless që e ka koduar me emrin AC1900. Sipas performancës së tij Router-i Gigabit aktualisht është Router-i Wireless Dual-band më i shpejti në botë.

Asus AC1900 me aftësinë dual-band mund të kombinoj të dhëna 1900 Mbps duke ofruar performancë tri herë më të shpejtë se sa Router-ët aktual 802.11n që janë në treg.

ASUS AC1900

Asus modelin AC1900 e ka pajisur me teknologjinë Broadcom TurboQAM që normën e të dhënave Wireless-N e ngritë për 600 Mbps ose 33% më shpejtë,  ajo është e pajisur me 5 porte Gigabit Ethernet. Pasjisja gjithashtu posedon 2 porte USB 3.0 dhe procesorin 2-bërthamor për shpejtësinë dhe procesin e punës me lidhjet Wi-Fi, Ethernet dhe USB.

Router-i Asus AC1900 do të shfaqet nëpër dyqane nga data 9 Tetor 2013 dhe do të jetë me çmim prej 219 $. Për më shumë informacione rreth këtij modeli të ri të Asus-it shikoni tek uebfaqja e tyre zyrtare. |ameble|

Cisco ju përgjigjet ankesave për Cisco Connect Cloud

Cisco ju përgjigjet ankesave për Cisco Connect Cloud

by bmbi 0 Comments

Cisco cloudShërbimi “Cisco Connect Cloud”, ka shkaktuar mjaft probleme dhe zhurmë, pasi qe ka lëshuar një automatik update për firmware të Router-ve. Poseduesit e Router-ve specifik Cisco Linksys E2700, E3500 dhe E4500 nuk kanë mundur të kyçen pas këtij update-i, dhe janë përballë me një kërkesë para kyqjes për tu regjistruar në Cisco Connect Cloud. Pastaj, disa edhe kanë humbur parametrat(settings-at) e tyre, nëse e kanë ristartuar pajisjen.

Perveq kësaj, Cisco gjithashtu ka lënë disa te drejta(permissions) për vete për të ofruar me vonë shërbim. Sigurisht, qe ankesat kanë filluar menjëherë në forume nëpër internet në lidhje me këto dy qeshje, për update firmware dhe për të drejtat e rezervuara nga Cisco.

Por më pas, Cisco ka lëshuar një deklaratë pas gjithë atyre ankesave dhe ka kërkuar falje për dy problemet, dhe udhëzimet se si të behet firmware downgrade u paraqiten menjëherë nga një administrator në forume te Cisco-s, i cili shfaqi gjithashtu hapat se si të kthehet kjo në gjendje të me hershme. |extremetech.com| [divider top=”0″]

Routeri i ri ASUS RT-AC66U

Routeri i ri ASUS RT-AC66U

by bmbi 0 Comments

Asus ka lëshuar detajet e një Router-i të ri, që e ka bërë të hyj në tregun e 802.11ac. Asus Routeri RT-AC66U ofron një kombinim shpejtësie me Bandwidth 2.4GHz-5GHz e 1.75Gbps. RT-AC66U përdor teknologjinë Asus AiRadar që forcon lidhjet më pajisjet, gjithashtu plotëson sinjalet wireless në të gjitha drejtimet për të ndihmuar dhe kaluar pëngesat mjedisore dhe përmirëson normat e të dhënave.

Routeri ASUS RT-AC66U ka të integruar dual-band Gigabit Wirless prej pesë gjeneratave 802.11ac te teknologjisë Wi-Fi, e njohur edhe si 5g WiFi mundëson shpejtësi deri në tre herë më të shpejt se 802.11n ekzistuese.

Si një nga Routerat e parë që ka arritur këtë, është në krye të gjitha kërkesave Gigabit wireless me një gjerësi të kombinuar 2.4GHz/5GHz e 1.75Gbps “. Për me shumë detaje mund të gjeni nga ASUS news. |asus.com| |ameble|[divider top=”0″]