Rusia i është futur disa rregullave dhe rregulloreve për shërbimet online. Kjo qasje e re në fakt është e ngjashme me atë të Kinës e cila ka vendosur kufizime të forta për kompanitë e internetit online, madje disa nga ato edhe i ka bllokuar totalisht.

Parlamenti rus mbrëmjen e kaluar ka miratuar një projekt-ligj të parë, i cili dekreton që të dhënat personale të të gjithë banorëve rus duhet të ruhen brenda shtetit. Kjo do të thotë se shërbimet online do të duhet të kenë serverët fizik të vendosur brenda vendit të tyre, nëse dëshirojnë të veprojnë në ketë vend.

Efekti i këtyre rregullave të reja do të ketë jo vetëm ndikim mbi shërbimet e mëdha të internetit si Google, Facebook, Yahoo, etj. por edhe për shërbimet e internetit të të gjitha kategorive, edhe aplikacionet do t’i nënshtrohen kësaj rregullore. Kompanitë e mëdha ndoshta do të jenë në gjendje të përballojnë ngritjen e serverëve fizik në Rusi, por për shërbimet fillestare të reja do të ishte një çështje e kushtueshme, e që ata nuk do të jenë në gjendje të përballojnë daljen në treg.

Pasi që ky projekt-ligj të kaloj përmes procesit parlamentar të Rusisë dhe nëse hyn në fuqi pa ndonjë ndryshim, ai do të filloj të zbatohet nga Shtator i vitit 2016. Çdo kompani që nuk i përmbahet kushteve të përpiluara në ketë projekt-ligj do të ndalohet apo bllokohet.

Sido që të jetë, ky hap nga Rusia me shumë gjasë do të ndryshojë mënyrën e të bërit biznes për shërbimet online të internetit. /ameble