Samsung Galaxy S4 tani edhe tek ne gjendet kudo nëpër shitore, ky smartphone si duket është në rrugën e duhur për t’u bërë një nga top smartphone-t më të shitur ndonjëherë. Por a është vërtetë me i mirë se modeli paraprak Galaxy S3?

Pas shpaketimit dhe vlerësimit të tij, ne menjëherë kemi krahasuar me modelin e më herëshem Samsung Galaxy S3, për të parë nëse ja vlen të shpenzojmë të holla për të apo jo.

S4vsS3 krahasimi  (3)

Samsung Galaxy S4 vs Galaxy S3 – Dizajni

  • Galaxy S4 – prapa plastikë, kapakun e baterisë tërheqës, ndërsa ekrani i mbrojtur me Gorilla Glass 3,
  • Galaxy S3 – prapa plastikë, kapakun e baterisë tërheqës, ndërsa ekrani i mbrojtur meGorilla Glass 2,

Ngjashëm pra si paraardhësi i tij, edhe Galaxy S4 përmban një trup prej plastike, dhe jo si disa rivalë të tij që janë nga qeramika apo alumini. Nuk të jap atë ndjenjën e një smartphone-i me përmirësim masiv, plastika e pasme me shkëlqim tek të dy smartphone-t nuk është e kualitetit super të lartë, në dorë nuk ta japin atë përshtypjen e një super smartphone-i siç e kanë pajisjet iPhone apo HTC One.

Megjithatë, disa përmirësime në harduer kanë bërë që ky smartphone të ketë një ekran më të madh. Është më gjatësi të njëjtë si Galaxy S3, pak më i gjerë dhe pothuajse vetëm 1mm më i hollë.

Një e mirë dhe shumë e rëndësishme tek këta smartphone është që bateria mund të hiqet nga trupi i pajises. Galaxy S4 përveç që ka të gjithë sensoret sikurse Galaxy S3, i ka edhe disa ekstra siç janë: Infrared sensor, thermometer si dhe hygrometer ( sensor i lagështisë).

Samsung Galaxy S4 fillimisht është shitur me ngjyrë të zezë dhe të bardhë, mirëpo kompania ka paralajmëruar se gjatë verës do ti nxjerr edhe ngjyra tjera si të kaltër, vjollcë, të kuqe, kafe dhe rozë.

Samsung Galaxy S4 vs Galaxy S3 – Hapësira për ruajtjen e të dhënave

  • Galaxy S4 – 16/32/64GB, me microSD
  • Galaxy S3 – 16/32/64GB, me microSD

S4vsS3 krahasimi  (6)

Një tjetër të mirë qe këta dy smartphone posedojnë është përfshirja e vazhdueshme e slotes microSD. Kjo ju mundëson më lehtësi të zgjeroni hapësirën për të dhëna. Ajo gjendet nën kapakun e baterisë, afër slotes për kartelën SIM.

Duke pasur një slot atëherë kapaciteti maksimal për zgjërim është 64GB për të dy smartphone-t, tek ne shiten versione që posedojnë hapësirën për ruajtje të integruar 16GB. Hapësira e integruar për këto modele nuk është aqë e rëndësishme përderisa posedojnë sloten microSD. Hapësira e integruar tek S4 me kapacitet 16 GB, në dispozicion për shfrytëzim e ka vetëm 9.5 GB e cila është me ulët krahasuar me S3 që e ka 11.2 GB.

Aktualisht, këto modele nuk lejojnë instalimin e aplikacioneve direkt në kartën microSD, por kompania Samsung e ka konfirmuar se do të vijë edhe ai opsion në përditësimin e ardhshëm.

Samsung Galaxy S4 vs Galaxy S3 – Procesori

  • Galaxy S4 – Snapdragon 600 4/8-bërthamor 1.9GHz, 2GB RAM
  • Galaxy S3 – Exynos 4212 4-bërthamor 1.4GHz, 1GB RAM

Para se të lansohet Galaxy S4, është përfolur shumë se do të ketë një version me procesor 8-bërthamor mirëpo ja që kompania ketë e ka bërë në dy versione që janë me 4 dhe 8 bërthama. Modeli që posedojmë ne është 8-bërthamor dhe ka çipin Snapdragon 600, i cili përdor arkitekturën Krait, dhe është 1.9GHz. Më rëndësi është se nëse blini Galaxy S4 me versionin 4-bërthamor nuk duket se është shumë më e fuqishëm se versioni 4-bërthamor Exynos 4212 më 1.4GHz tek Galaxy S3.

Galaxy S4, me 2GB RAM memorie dyfish më tepër se paraardhësi i tij i cili posedon 1GB. Dallimi nuk vërehet në gjëra të përditshme përderisa nuk i fusni në ndonjë provë të vërtetë.

Samsung Galaxy S4 vs Galaxy S3 – Ekrani

  • Galaxy S4 – 1080p 5 inç, Super AMOLED
  • Galaxy S3 – 720p 4.8 inç, Super AMOLED

 S4vsS3 krahasimi  (2)

Ekrani tek Galaxy S4 në dukje të parë vërehen vetëm disa përmirësime të thjeshta ne krahasim më S3-shin, mirëpo siç e kemi shfaqur edhe në foton me lartë është një përmirësim i madh si nga dizajni i jashtëm gjithashtu edhe nga brenda. Galaxy S4 është shtypur me 0.2 inç shtesë të ekranit pa bërë trupin e pajisjes më të gjerë, mirëpo duke e eliminuar një pjesë të poshtme.

Galaxy S3 pavarësisht që është me definicion të lartë 720p dukshëm mund të vërehet ekrani nga ai i modelit S4. Ky model ka ekranin Super AMOLED PenTile, i cili ka një strukturë të pabarabartë të pikselëve që redukton në imazhe të mprehta dhe në veçanti vërehet tek teksti.

Të dy modelet posedojnë Super AMOLED me teknologjinë mbrojtëse Gorilla Glass, ne modelin S3 është përdorur Gorilla Glass 2 kurse në ketë fundit Gorilla Glass 3. Në të dy pajisjet gjithashtu mund të operohet nën dritën e diellit.

Platforma dhe Softueri

Galaxy S4 vjen me versionin e gatshëm Android 4.2.2 Jelly Bean me ndërfaqen TouchWiz për përdorues të Samsung-ut. Kurse modeli i mëhershem Galaxy S3 në fillim është lansuar me versionin e Android-it 4.0 Ice Cream Sandwich, edhe pse një përditësim është lëshuar Android 4.1.2 tanimë i vjetër. Ndryshimi i tyre këtu është se Galaxy S3 posedon një version pak me ndryshe të TouchWiz-it dhe nuk funksion ndonjë nga karakteristikat e softuerit të ri që tani shfaqen në modelet e reja.

Edhe pse dy ndërfaqet e përdoruesit (UI) teknikisht janë TouchWiz, ndërfaqja në S4 është dukshëm me e  ndryshëm, me atë që është në S3. Menyja e Settings-ave në S4 është e ndarë duke përdorur lart, si Connections, My Device, Accounts dhe More, ndërsa tek S3-shi ato janë në kolonat vertikale.

Pastaj tek S4 janë disa shërbime të reja të softueri që nuk janë tek S3. Kryesore ndër këto janë Eye Scroll, Air Gesture dhe S Translator. Eye Scroll i bë me dije S4 kur përdoruesi i tij ka mbaruar leximin e tekstit të shfaqur në ekran duke lëvizur kështu në pjesën tjetër pa pasur nevojë të shkohet manualisht Next, ndërsa Air Gesture është projektuar për të ju mundësuar kontrollin e pajisjes pa prekur ekranin fare (shih ilustrimin në videon më poshtë). S Translator bën pikërisht atë që i thua, përkthimin e fjalive në gjuhë të ndryshme.

Kamera

  • Galaxy S4 – 13 Megapikselë, ajo frontale 2 megapikselë
  • Galaxy S3 – 8 Megapikselë, ajo frontale 1.9 megapikselë

Samsung ka punuar shumë në përmirësimin e teknologjisë së kamerës në modelin e fundit Galaxy S4, duke i futur 13 megapikselë në atë të pasmen kurse atë frontale 2 megapikselë në modelin e më hershem ishte 8 megapikselë dhe 1.9 megapikselë. Megjithatë, në testimin tonë tek të dy modelet kemi parë se performanca e S4, ishte vetëm pak më e mirë se sa tek S3, kjo mund të vërehet vetëm kur barten fotografitë tek kompjuteri, mirëpo jo nepër pajisjeve.

Të dy modelet janë shumë të mira në marrjen e fotove, janë të freskëta, të gjalla dhe shfaqin një shkëlqim sa i përket opsioneve, Galaxy S4 posedon më shumë opsione se sa modeli Galaxy S3 si psh. Eraser, Animated Photo dhe Sound & Shot mode.

Me opsionin Eraser që është shumë i dobishëm ju mund të hiqni objekte që aksidentalisht i ka kapur kamera në lëvizje. Animated Foto është një tipar i njëjtë si Cinemagraph që është gjithashtu në telefonat Nokia Lumia, që ia jap përdoruesit mundësinë e krijimit të imazheve GIF (në lëvizje) duke përdorur S4. Sound & Shot është gjithashtu një tipar tjetër i ri që nuk eksiton në Modelin Galaxy S3.

Kemi bërë disa test fotografi të tyre duke paraqitur kështu dallimin në mes kamerës

Bateria

  • Galaxy S4 – 2600 mAh
  • Galaxy S3 – 2100 mAh

Jeta e baterisë tek Galaxy S3 ka qenë një problem i vogël me fuqinë 2100 mAh e cila vështirë  e mbante smartphone-in gjallë për një ditë të plotë sipas përdorimit normal. Kompania në modelin e ri S4 është përpjekur të përmirësoj ketë çështje duke e fuqizuar atë me 2600 mAh e cila në krahasim me S3 qëndron një ditë të plotë pa pasur nevojë të mbushet.

Të dy modelet e kanë baterinë që është tërheqëse (e lëvizshme), diçka që kompania e ka bërë gjithnjë tek smartphone-t e saj Android, kështu që është një opsion për të ndërruar/shtuar një bateri nëse ju paraqitet nevoja.

Përfundim

Samsung Galaxy S4 pra është vërtet një smartphone më karakteristika më të mira se Galaxy S3, duke u shfaqur kështu me kamerë, ekran, performancë dhe gjallërim të softuerit paksa më të mirë. Kurse Galaxy S3 edhe pse ka kaluar një vit pas lansimit të tij ende llogaritet si një smartphone më të mira.

Sipas krejt kësaj më sipër, arsyet nuk janë të mëdha për blerjen e S4 nëse veç posedoni modelin S3, kurse tek ata që dëshirojnë të kenë njërin prej tyre u sugjerojmë ta marrin modelin e ri Galaxy S4 sepse çmimi i tyre tek ne dallon pak, dhe pse mos ta keni një smartphone me specifika më të larta. |ameble|