Samsung ka prezantuar edhe një smartphone të ri të serisë Galaxy, me ekran 4.7 inç që e ka emëruar Galaxy Core Advance. Galaxy Core posedon procesorin 2-bërthamor 1.2GHz, 1GB RAM, 8GB memorien e brendshme (me mundësi zgjerimi deri në 64GB me anë të kartelës microSD), kamerën 5 megapikselë dhe baterinë me fuqi 2.000 mAh.

Galaxy Core Advance

Galaxy Core Advance vjen me versionin Android 4.2 dhe përkrah Wi-Fi, USB 2.0, Bluetooth 4.0 dhe lidhjen HSPA. Pajisja pritet të prodhohet në dy ngjyra kaltër e mbyllet dhe e bardhë, dhe do të jetë në dispozicion në fillim të vitit të ardhshëm me një çmim ende të panjohur. |ameble|