Kemi raportuar disa herë, si dhe kemi ndjekur ngjarjen drejtpërdrejt kur kompania Samsung kishte lansuar modelin e tyre të fundit të tabletit Samsung Galaxy Note 10.1, që tani ka arritur në duart tona.

Në brendësi të paketimit gjenden: tableti Galaxy Note 10.1 inç bashkë me lapsin SPen, udhëzuesi, mbushësi i baterisë, kufjet e zërit si dhe kablloja USB.

Shpaketimin e tij i kemi paraqitur në videon e më poshtme:

[youtube id=”cPHdjAsB8vs” width=”600″ height=”350″]

Ndërsa karakteristikat e pajisjes janë:

  • Lansuar: Gusht 2012
  • Sistemi Operativ: Android 4.0.3 (Ice Cream Sandwich), i përditësuar më 4.1 (Jelly Bean)
  • Përmasat: 10.3 X 7.0 X 0.3 inç
  • Pesha: 500 gram
  • Ekrani: 10.1 inç, WXGA (1280 × 800) LCD
  • Bateria: 7.000 mAh
  • Procesori: 1.4GHz 4-bërthamorë
  • RAM: 2GB
  • Hapësira e brendshme: 12/32/64 GB (me mundësi rritje nëpërmes microSD deri 64 GB)
  • Kamera: e pasme 5 megapikselë me video incizim 1080p, ajo frontale 1.9 megapikselë
  • Rrjeti: Wi-Fi (kurse tani edhe 3G/HSPA+ ose LTE)
  • Bluetooth: 4.0
  • Ngjyrat: bardhë, zezë, metalike |ameble|