Tag Archives

6 Articles
Lansohet Samsung Galaxy Note II me ngjyrë rozë

Lansohet Samsung Galaxy Note II me ngjyrë rozë

Djema, në rast se ju nuk e keni vënë re, Dita e Shën Valëntinit është javën e ardhshme dhe me siguri se jeni në dilemë se me çfarë dhuratë romantike ju do të befasoni partnerin tuaj? Në shumicën e rasteve, një buqetë me lule do të tregonte atë përkujdesën tuaj, por Samsung ka menduar edhe për Ju, që t’i ofroni një dhuratë mahnitëse.

Është fjala për Samsung Galaxy Note II i cili tani vjen me ngjyrë rozë, një ngjyrë që çdo grua e dëshiron. Përveç ngjyrës së re, Samsung Galaxy Note II është identik me atë të bardhë, një procesor 1.6GHz quad-core, 5.5-inç ekranin HD, dhe 8-megapixel kamera. |ameble| [divider top=”0″]

Galaxy Note 2 – Testi i hedhjes

Galaxy Note 2 – Testi i hedhjes

Pas testit të hedhjes të bërë nga Android Authority për Galaxy S3 dhe iPhone 5 radha vjen tek Galaxy Note 2 i cili ka dukje të njëjtë por më i madh dhe më i rëndë.

  • Testi i parë rezulton me gërvishje në anën e poshtme por pajisja punon ende.
  • Testi i dytë edhe këtu rezulton me gërvishje por në anën e majtë lartë e gjithashtu edhe kapaku prapa dhe bateria zhvendosën nga telefoni.
  • Testi i tretë dhe i fundit rezulton sikurse testi i dytë vetëm me disa gërvishtje anash,

Në foto galerinë mund të shihni disa fotografi nga testi i bërë.

[jcarousel source=”post” link=”image” size=”160×160″ limit=”10″ items=”3″ speed=”500″ margin=”10″]

Samsung Galaxy Note 2 përfundon me sukses, testet e bëra ku krahasuar me Galaxy S3 secili prej nesh do të priste që Galaxy Note 2 do të përfundojë me prishje totale për shkak të madhësisë dhe peshës që ka.

Më poshtë mund të shihni edhe videon me tre testet e bëra nga Android Authority.

[youtube id=”mA0r7tc6V5s” width=”600″ height=”350″][divider top=”0″]

Përcaktohet çmimi për Samsung Galaxy Note 2

Përcaktohet çmimi për Samsung Galaxy Note 2

Siç jeni njoftuar më herët, tani më është zyrtarisht publikuar Samsung Galaxy Note 2, dhe disa prej jush mund të pyesin se ku mund të blihet si dhe më e rëndësishmja sa para do të ju kushtoj. Një duhet ditur se kjo pajisje do jetë mjaft e kushtueshme. Kompania Vodafone në Gjermani, do të fillojë shitjen e Samsung Galaxy Note 2 për 640 €, që i bie rreth 800 $. |phonearena| [divider top=”0″]

Drejtpërdrejt: Konferencë për media nga Samsung

Drejtpërdrejt: Konferencë për media nga Samsung

BERLIN –  Kanë mbetur edhe pak orë para se konferenca për media e kompanisë Samsung të fillojë. Kjo do të jetë ngjarja paraprijëse e panairit më të madh në botë të teknologjisë informative që do të mbahet në Berlin nga data 31 Gusht – 5 Shtator.

Gjërat kryesore që pritet ti publikoj gjiganti Samsung janë: Tableti-SmartPhone Galaxy Note 2, Ekranin transparent, “Update” të Sistemit Operativ Android Jelly Bean, etj.

Ameble do të jetë në pritje të kësaj ngjarje të madhe dhe sapo të mbaroj konferenca e Samsung-it ne do ju njoftojmë për të gjitha ngjarjet e rëndësishme që do të jenë pjese e saj.

Konferenca fillon sot në ora 19:00, dhe mund ta ndiqni drejtpërdrejt ne videon e paraqitur më poshtë. |ameble| |samsung|

Ose videon offline me poshtë: [youtube id=”lhN91l6Or48″ width=”600″ height=”350″]  [divider top=”0″]

Çka pritet të publikojë Samsung-u në Konferencën e 29 Gusht-it

Çka pritet të publikojë Samsung-u në Konferencën e 29 Gusht-it

Simpatizantë të Samsung-ut, bëhuni gati sepse të mirat nuk kane të ndalur. Kjo kompani para pak ditësh ka publikuar datën zyrtare të konferencës së  saj të ardhshme. Kjo konferencë do të mbahet pikërisht me 29 Gusht në qytetin e Berlinit  dhe ajo çfarë priten të bëhen publike për ne janë pajisjet Galaxy.

Se a do te jetë kjo pajisj,e një tablet i ri apo edhe një smartphone tjetër nuk dihet sigurt, por nuk do te jetë aspak çudi nëse qe te dyja këto zbulohen po në atë dite. Ajo çfarë ne mënyre specifike pritet dhe përflitet është versioni me i ri i Galaxy Note, Galaxy Note 2. Për më shume mbetet te shihet me vonë. |ameble| [divider top=”0″]


“Samsung Galaxy Note 2” pritet të publikohet me 29 Gusht

“Samsung Galaxy Note 2” pritet të publikohet me 29 Gusht

Simpatizantë të Samsung-ut, bëhuni gati sepse të mirat nuk kanë të ndalur. Kjo kompani para pak ditësh ka publikuar datën zyrtare të konferencës së saj të ardhshme. Kjo konferencë do të mbahet pikërisht me 29 Gusht në qytetin e Berlinit dhe ato çfarë priten të bëhen publike për ne janë pajisjet Galaxy.

Tani më është bërë publik lajmi se Samsung do të zbulojë para nesh pajisjen e re gjysmë tablet dhe gjysmë smartphone “Galaxy Note 2”.  Karakteristikat e gjeneratës me të re të “Galaxy Note 2” ende nuk dihen sigurt, por këto janë specifikat jo-zyrtare të cilat përfliten se do ti permbajë:

 Hardueri dhe Specifikat

  • Procesori: Kater-berthamorë 1.7GHz
  • Pesha&Madhesia: 5.5 inç
  • Rezolucioni: 1080p
  • Ekrani& Rezolucioni: Super AMOLED capacitive touchscreen, 16M ngjyra. Video: 1080p@30fps. Dhe me mbrojtje Corning Gorrilla Glass,
  • RAM: 1.5 GB
  • Kamera: 12 mega pikselë, LED flash
  • Bateria: Standard battery, Li-Ion
  • Portet: MicroUSB
  • Wireless: Wi-Fi 802.11a/b/g/n & Bluetooth
  • Hapsire: MicroSD, deri ne 32 GB dhe memorie te integruar 16/32 GB hapesire
  • SO: Android 4.1 Jelly Bean |cnet| [divider top=”0″]