Nëpër faqe të ndryshme në internet kanë filluar të qarkullojnë foto me të dhënat e pajisjes së shumë pritur Samsung Note 3 Neo. Nëse specifikat harduerike të tij janë këto që janë shfaqur në imazhe atëherë Samsung Galaxy Note 3 Neo, duket më shumë si një ri-freskim i Samsung Galaxy Note 2, sesa një version Note 3.

Ekrani prej 5.55 inç 720p i llojit Super AMOLED, kamera 8MP dhe bateria prej 3,100 mAh janë disa nga veçoritë e Note 2 të cila i shohim të jenë pjesë e Note 3 Neo gjithashtu. Madje edhe RAM memoria prej 2 GB dhe hapësira e integruar prej 16GB janë të ngjashme.

Por ajo çfarë është interesante dhe dalluese është procesori i ri 1.7GHz dy-bërthamorë dhe 1.3 GHz katër-bërthamorë që së bashku e bëjnë këtë pajisje të ketë super fuqi procesorike.

Gjëra të tjera rreth Note 3 Neo akoma nuk dihen, por një gjë është e sigurt, që Note 3 Neo do të jetë më i hollë  sesa Note 2.

Publikimi zyrtar i Samsung Galaxy  Note 3 Neo pritet të bëhet në njërin prej panaireve më të mëdha të teknologjisë mobile MWC që do të mbahet në Barcelonë nga 24-27 Shkurt 2014.  \ameble