Tag Archives

2 Articles
Samsung njofton për Smartphone-in Galaxy S2 Plus

Samsung njofton për Smartphone-in Galaxy S2 Plus

Samsung përveç procesorit Exynos 5 Octa sot ka njoftuar edhe për versionin e ri të smartphone-it Galaxy S2 Plus, i cili vjen me Android 4.1.2 Jelly Bean që është i pajisur më procesorë dual core 1.2 GHz.

Galaxy S2 Plus vjen me ekran super amoled 4.3 inç WVGA dhe rezolucion 800 X 480 pixel, ai gjithashtu përmban kamerë 8 megapixel në anën e pasme dhe 2 megapixel përpara.  Specifikat tjera të Samsung Galaxy S2 Plus të ri përfshijnë 1GB RAM dhe 8GB memorie hapsirë, plus një slot microSD, Bluetooth 3.0, USB 2.0 dhe WiFi.

Nuk ka detaje ende se kur Samsung Galaxy S2 Plus do të jenë në dispozicion dhe gjithashtu nuk ka detaje për çmimet. |ameble| [divider top=”0″]

Paralajmërohet Samsung Galaxy S II Plus

Paralajmërohet Samsung Galaxy S II Plus

Pas suksesit të paparë me shitjen e Samsung Galaxy S2 me më shumë se 30 milion njësi dhe S3 me më shumë se 20 milion njësi, duket se Samsung dëshiron të shfaq para nesh faktin se pjesë e pemës familjare të Galaxy-s është edhe Samsung Galaxy S2 Plus i cili konsiderohet të jetë më i mirë në përformancë se S2 dhe më i dobët se S3. Thashethemet rreth Smartphone-it Samsung Galaxy S II Plus (GT-I9105) kanë filluar të bëhen më të zhurmshme sot duke vërshuar portale të ndryshme në internet me lajme rreth kësaj pajisje.

Edhe pse fillimisht është spekuluar se Galaxy S II Plus do të përmbajë procesor prej 1GHz, detajet e reja sugjerojnë se procesori i këtij smartphone-i do të jetë 1.4 GHz me PowerVR SGX 544MP GPU Procesor. Nëse nisemi nga këto përformancë shohim se Galaxy S II Plus do të ketë të njëjtat përformance me Amazon Kindle Fire HD (8.9”).

Detaje të tjera të përfolura që Galaxy S Plus përfshinë Android 4.0.4 Ice Cream Sandwich, me ekran 4.3-inc Super AMOLED Plus (960×540), 1GB RAM, dhe 8- megapiksel kamerë, dhe  rritje të kapacitetit për mbështetje të microSD. Ky Smartphone do të ofrohet në dy ngjyra (kaltërt  dhe hiri), GT-I9105 do të ofrohet në dy versione si 16GB dhe 32GB. Meqenëse këto nuk janë të dhëna zyrtare, ne nuk e dimë se a do të ndodhë apo kur do të ndodhë që Samsung Galaxy SII Plus të shfaqet në mesin tonë, megjithatë ka shumë indikacione që ky lajm së shpejti të bëhet i vërtet dhe neve na mbetet të presim. |drippler.com| |ameble.com| [divider top=”0″]