Tag Archives

2 Articles
Android 4.1.2 JB për Samsung Galaxy S2

Android 4.1.2 JB për Samsung Galaxy S2

Deri me tani, Samsung ende nuk ka lëshuar zyrtarishtë përditësimin (update) Android 4.1.2 Jelly Bean për smartphone Samsung Galaxy S2, mirëpo duket se tani kanë rrjedhur disa thashetheme për ketë përditësim.

Thashethemet për përditësimin Android 4.1.2 Jelly Bean sipas AndroidPolice do të vijnë për versionin ndërkombëtar të Samsung Galaxy S2 (I9100), përditësimi ky që pritet të jetë i pranishëm  gjatë këtij muaji.

Më shumë informacione në lidhje me përditësimin zyrtar Android 4.1.2 Jelly Bean për versionin ndërkombëtar  mund të gjeni nga XDA Developers. Kurse për mënyrën jo zyrtare instruksionet mund te merren nga një edutek yni i me hershëm. |ameble| [divider top=”0″]

Si ta bëjmë “Root” Samsung Galaxy SII

Si ta bëjmë “Root” Samsung Galaxy SII

Dëshironi të bëni smartphone-in tuaj Samsung Galaxy SII “Root” ? Nëse po, atëherë ju ftojmë që të ndiqni me kujdes të gjithë hapat e paraqitur më poshtë.

Çfarë është “Root”-imi dhe pse nevoitet? Root është të heqesh kodet që kompanit e GSM-it vëjn për të mbrojtur telefonin. Root-imi mundëson heqjen e disa variablave dhe funksioneve te vendosura nga këta të fundit dhe prodhuesi.

Përse kemi nevojë të bëjme Root? “Root”-imi nevoitet për të marrë kontrollin e plotë të opsioneve që smartphone-i apo tableti juaj ofron, gjithashu mundëson instalimin e programve të ndryshme, sistemeve operative te përshtatura për pajisjen tuaj që e cila në shumë raste na jap mundesinë që pajisjen tonë ta shëndrrojmë në atë çfarë e imagjinojmë. Në momentin që pajisja juaj bëhet “Root” ju automatikisht bëhëni administrator të plotë të sistemit që pajisja juaj disponon.

Ky manual shpjegon procedurën e Root- imit dhe mundësinë që Root ofron për instalimin e ROM-ve të tjerë të përpunuar për pajisjen Samsung Galaxy SII.

Procesi i Root-imit ndonjëherë mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë që pajisja e juaj të mos funksionoj më, andaj ne nuk japim kurrfarë përgjegjësie për këtë. Për këtë arsye vendimi dhe përgjegjësia ju takojnë juve.

Nga momenti që pajisja juaj bëhet Root, nëse keni pasur garancion mujor apo vjetor për kete pajisje atëher ajo automatikisht bëhët e pa vlefshme.

Kjo procedurë nuk parasheh që të dhënat e juaja të fshihen nga pajisja, por ne rekomandojmë që të ruani (backup) të gjitha të dhënat tuaja, si fotografitë, kontaktet etj.

Bëni “Flash Custom Recovery” të pajisjes

  1. Shkarkoni Samsung Kies dhe instalojeni në kompjuterin tuaj.
  2. Kliko këtu për ta shkarkuar Samsung Kies
  3. Fikeni telefonin tuaj.
  4. Përderisa telefoni është i fikur, mbani të shtypur anën e poshtme dhe të sipërme të butonit të zërit, në te njëjtën kohë përmes kabllos USB lidheni telefonin tuaj me kompjuterin (vetëm pasi të keni instaluar Kies me sukses). Nëse gjithçka është instaluar si duhet atëherë pajisja juaj duhet të ketë mundësi që të lëshohet  nga “download mode” gjendja download e sistemit.
  5. Pasi që drajverët (drivers)  janë instaluar dhe pajisja juaj është paraqitur në kompjuter si “e njohur”, sigurohuni që të mbyllni aplikacionin KIES në tërësi. (Nëse ky aplikacion vazhdon të jete i hapur dhe aktiv, atëherë ju mund të ballafaqoheni me vështirësi.)
  6. Tani shkarkoni aplikacionin Odin dhe hapeni atë,

7. Shkarkoni Recovery File specifik për pajisjet tuaj dhe ruajeni atë në kompjuter:

8. Duke e lënë pajisjen të kyçur në kompjuter dhe aplikacionin Odin të hapur, klikoni në butonin PDA në Odin dhe zgjedh Recovery File-in të cilin e keni shkarkuar në pikën 6 (e përshtatshëm për llojin e Samsung S2 që ju e dispononi).

9. Tani zgjidhni butonin Start dhe smartphone-i juaj do të filloj të bëhet Flash në Custom Recovery dhe më pas do të ristartohet.

Filloni procesin e “Root”-imit

Në momentin që starton pajisja pas ristartimit, (duke u siguruar që akoma jeni të kyçur me kompjuter) klikoni opsionin “mount”  për të mundësuar transferimin e të dhënave. Shkarkoni  fajllin Superuser.zip dhe ruajeni atë në kompjuterin tuaj.

  1. Tani kopjoni këtë fajll (Superuser.zip) në SD-Karten e Smartphone-it tuaj, duke mos e ndryshuar formatin e tij apo ekstraktuar dhe mos e futni në ndonjë folder por thjesht kopjojeni në SD Card.
  2. Pasi që Superuser.zip është kopjuar me sukses, ç‘kyçni USB kabllon nga kompjuteri dhe fikeni telefonin.
  3. Para se ta ndizni telefonin, mbani të shtypur butonat e poshtëm dhe sipërm të zërit dhe butonin e ndezjes në të njëjtën kohë. Pas vibrimit lëshoni butonin e ndezjes, por vazhdoni të mbani të shtypur butonat e zërit deri sa të paraqitet imazhi i sistemit “Recovery” në telefonin tuaj.
  4. Pas qasjes në këtë gjendje në pajisjet tuaj, duke përdorur butonat e zërit, nga opsionet që shihni zgjidhni opsionin install zip from sd për të instaluar fajllat e zip-uar nga SD kartela dhe zgjedheni fajllin që keni shkarkuar në pikën 2 (Superuser.zip) duke klikuar në butonin për ndezje apo thjesht duke klikuar përmes “touchscreen”.
  5. Pasi të keni zgjedhur këto opsione, Superuser.zip do të instalohet dhe krejt çfarë duhet të bëni është zgjedheni opsionin go back, më pas reboot system now për ta ristartuar.
  6. Nëse i terë instalimi ka shkuar me sukses atëherë ju duhet të shihni ikonën e superuser  në pjesën e aplikacioneve në smartphone-in tuaj Samsung.
  7. Nga ky moment smartphone-i juaj Samsung Galaxy S2 është në gjendjen “rooted” dhe ju mund të instaloni ROM të përshtatshëm për të dhe për ju.

Për të shkarkuar (Costumized ROM) ROM të përshtatur për Samsung Galaxy S2 klikoni këtu.

Në postin e ardhëshem ne do të publikojmë një dokumentim tjetër me detaje rreth instalimit të Android ROM për Samsung Galaxy S2 dhe smartphone të tjerë të cilët përkrahin sistemin operativ Android. |ameble| [divider top=”0″]