Tag Archives

3 Articles
Smartphone-t e fundit të lansuar në treg

Smartphone-t e fundit të lansuar në treg

Informohu i pari për pajisjet smartphone të fundit të lansuara në treg, për specifikat si dhe çmimin e tyre.

Më poshtë kemi paraqitur smartphone-t e fundit të lansuar duke përshkruar karakteristika të tyre më kryesore, si dhe çmimet e tyre të përafërta në treg:

NEC TERRAIN -amebleNEC Terrain

  • Sistemi Operativ: Android (4.0)
  • Madhësia e ekranit: 3.1 inç me rezolucion 480 x 640 pikselë
  • Procesori: 1500 MHz- 2 -bërthamor, Krait,  Qualcomm Snapdragon S4 Pro Plus MSM8960
  • RAM: 1 GB
  • Kamera e pasme: 5 megapikselë
  • Kamera frontale: 0.3 megapikselë
  • Hapësira e brendshme: 8 GB
  • Mundësia për SD Kartel: PO
  • Çmimi: ~ 327,00 €

Samsung Galaxy RingSamsung Galaxy Ring

  • Sistemi Operativ: Android (4.1) TouchWiz UI
  • Madhësia e ekranit: 4 inç me rezolucion 480 x 800 pikselë
  • Procesori: 1400 MHz, Scorpion, Qualcomm Snapdragon S2
  • RAM: 1 GB
  • Kamera e pasme: 5 megapikselë
  • Kamera frontale: 1.3 megapikselë
  • Hapësira e brendshme: 4 GB
  • Mundësia për SD Kartel: PO
  • Çmimi: ~ 136,00 €

htc desire 200HTC Desire 200

  • Sistemi Operativ: Android (4.0) Sense UI
  • Madhësia e ekranit: 3.5 inç me rezolucion  320 x 480 pikselë
  • Procesori: 1000 MHz, Qualcomm Snapdragon S1
  • RAM: 512 MB
  • Kamera e pasme: 5 megapikselë
  • Kamera frontale: JO
  • Hapësira e brendshme: 4 GB
  • Mundësia për SD Kartel: PO
  • Çmimi: ~ 351,00 €

huawei ascend p6Huawei Ascend P6

  • Sistemi Operativ: Android (4.2.2) Emotion 1.6 UI
  • Madhësia e ekranit: 4.7 inç me rezolucion  720 x 1280 pikselë
  • Procesori: 1500 MHz  4-bërthamor Huawei K3V2E
  • RAM: 2 GB
  • Kamera e pasme: 8 megapikselë
  • Kamera frontale: 5 megapikselë
  • Hapësira e brendshme: 8 GB
  • Mundësia për SD Kartel: PO
  • Çmimi: ~ 435,00 €

Samasung Galaxy S4 ZoomSamsung Galaxy S4 Zoom

  • Sistemi Operativ: Android (4.2) TouchWiz Nature UX UI
  • Madhësia e ekranit: 4.3 inç me rezolucion  540 x 960 pikselë
  • Procesori: 1500 MHz, 2-bërthamor ARM Cortex-A9
  • RAM: 1.5 GB
  • Kamera e pasme: 16 megapikselë
  • Kamera frontale: 1.9 megapikselë
  • Hapësira e brendshme: 8 GB
  • Mundësia për SD Kartel: PO
  • Çmimi: ~ 499,00 € |ameble|
Konfirmohet Samsung Galaxy S4 Zoom

Konfirmohet Samsung Galaxy S4 Zoom

Samsung nëpërmes një deklaratë për shtyp sot zyrtarisht ka njoftuar për smartphone-in/kamerën Galaxy S4 Zoom, duke konfirmuar karakteristikat që janë përfolur për disa muaj. Kjo pajisje përmban kamerën 16 megapikselë dhe është smartphone-i i parë që ofron 10 herë zoom optik. Në deklaratën nuk është shkruar së kur mund të lansohet kjo pajisje.

Disa fotografi se si duket Samsung Galaxy S4 Zoom janë publikuar sot nga Samsung duke paraqitur ekranin në njërën anë, ndërsa prapa është aparati fotografik digjital.

Galaxy S4 Zoom vjen me ekran 4.3 inç qHD Super AMOLED me rezolucion 960 X 540 pikselë, pajisja përmban procesorin 1.5 GHz dhe Samsung thotë se do të ketë versione të ndryshme të procesorit për tregje të ndryshme.

Samsung Galaxy S4 Zoom vjen me platformen Android 4.2 Jelly Bean me 3G dhe 4G LTE, posedon 1.4 GB RAM dhe 8GB hapësirë e brendshme për ruajtjen e të dhënave, dh gjithashtu përmban një slot microSD e cila mund të rrisë hapësirën deri në 64GB. Karakteristika tjera përfshijnë një ndërfaqe të re të cilën Samsung e quan ‘revolucionare’ që përmban një opsion ‘Ring Zoom’ që u jap të drejtat në karakteristikat kryesore të Zoom-it.

Kompania mbetet për të njoftuar se kur do të dal kjo pajisje në shitje, gjithashtu nuk ka dhënë detaje për çmimet. |ameble|

Samsung Galaxy S4 Zoom pritet të publikohet gjatë muajit Maj

Samsung Galaxy S4 Zoom pritet të publikohet gjatë muajit Maj

Sipas një raporti të “Sammobile” kompania Samsung pritet që të publikoj produktin e saj Galaxy S4 Zoom (SM-C1010) me kamerë 16-megapikselë në fund të këtij muaji.

Ky në fakt konsiderohet të jetë telefoni i parë me cilësi kaq të lartë të kamerës që Samsung ka prodhuar deri më tani. Pak kohë më parë Samsung kishte publikuar pajisjen Galaxy Camera me 17 Megapikselë dhe me një senzor që kap imazhet deri në 16.3 Megapikselë rezolucion. S4 Zoom pritet që ta ketë të integruar të njëjtin senzor, dhe me madhësi të ekranit 4.3 inç, HD Super Amoled. Ky produkt do të operoj në sistemit operativ Jelly Bean përmes ndërfaqes së Samsung-it “touchwiz” me Nature UX. Hapësira e integruar e Galaxy Zoom do të jete 8GB, me mundësi zgjerimi përmes MicroSD kartelës deri në 64GB, do të ketë  Blutooth 4.0 LE, Wi-Fi 802.11 a/b/g/n dhe A-GPS. Akoma nuk ka të dhëna të sakta për fuqinë procesorike të Galaxy Zoom, por sipas thashethemeve kjo pajisje do të ketë procesorë katër-bërthamorë.

Samsung Galaxy S4 Zoom pritet të vije në ngjyrë të zezë dhe të bardh dhe pritet që të dal në shitje duke filluar nga muaji Qershor ose Korrik i 2013 bashkë me Galaxy S4 Activ dhe S4 Mini. |ameble|