Tag Archives

15 Articles
Samsung përdoruesit e iPhone-it i quan “përqafues të mureve”

Samsung përdoruesit e iPhone-it i quan “përqafues të mureve”

Samsung është kthyer me traditën e vjetër të saj, në përpjekje për të rritur shitjet e saj të smartphone-it të ri Galaxy S5. Kompania ka publikuar një video të re ku përdoruesit e iPhone-it i quan përqafues të mureve (Wall huggers).

Samsung me ketë reklamë thjesht paraqet atë se si përdoruesit e iPhone-it duhet të kyçin smartphone-at e tyre në rrymë shumë shpesh, në rast se dëshirojnë ti përdorin, dhe më ketë pretendon se jeta e baterisë në Galaxy S5 është më e mirë:

https://www.youtube.com/watch?v=mzMUTrTYD9s

Samsung Galaxy S5 vërtet si model posedon baterinë e fuqishme, por në ketë rast kompania reklamën do të ishte më mirë ta bënte kundrejt rivaleve kryesor të këtij viti për smartphone, siç janë HTC One M8 dhe LG G3 dhe jo me modelin iPhone i cili është i vitit të kaluar.

Apple modelin e ri të iPhone-it pritet të lansoj gjatë këtij viti, dhe pa dyshim se Samsung do duhet që reklama të këtij lloji të bëj pas lansimit të modelit të ri iPhone 6.

Strategjia e marketingut nga Samsung në të kaluarën ka ecur mirë për kompaninë, edhe pse në ketë rast kjo kompani nuk duhet të shqetësohet shumë vetëm nga Apple, ajo duhet të merret më shumë me konkurrentet serioz të Galaxy S5 siç janë LG G3 dhe HTC One M8.

Sido që të jetë, modeli i fundit i Samsung-it nuk duket që ka pasur atë suksesin e madh siç ka pretenduar kompania, dhe për ketë arsye si duket kompania po merret me reklama të tilla. /ameble

Samsung merr për marketing Terminalin 5 të Aeroportit Heathrow në Londër

Samsung merr për marketing Terminalin 5 të Aeroportit Heathrow në Londër

Terminali 5 LonderSamsung shet më së shumti smartphone se çdo kompani tjetër në botë. Sekreti i suksesit të saj nuk është softueri apo hardueri, por është buxheti masiv i marketingut. Pra nuk është surprizë nëse kompania merr komplet Terminalin 5 të Aeroportit Heathrow në Londër, në një fushatë dy javore për Galaxy S5 që ata e quan “the world’s busiest terminal”.

Pra, duke filluar nga 19 Maj, Terminali 5 i Aeroportit në Londër do të bëhet Terminali Samsung Galaxy S5 në një promovim që do të vesh të gjitha sinjalet informuese, shenjat e rrugëdaljes, faqen e internetit dhe çdo ekran digjital në Aeroport. Ky Terminal i Aeroportit pret mijëra udhëtarë për çdo ditë, ku marka Samsung pritet t’i bombardoj udhëtarët me fotot e saja më të reja të smartphone-it.

Përveç të gjitha këtyre reklamave që priten të shfaqen në Terminal, Samsung në Aeroport do të promovojë edhe dyqanin Dixon Travel, ku udhëtarët këtu mund të provojnë smartphone-in Galaxy S5.

Udhëtaret të cilët kalojnë nga ky Terminal me siguri se nuk do të kalojnë pa u ndalur dhe parë të gjithë atë marketing mahnitës që pritet të bëhet nga gjiganti Samsung. /ameble

Samsung Galaxy S5 për t’u prodhuar kushton vetëm 265 $

Samsung Galaxy S5 për t’u prodhuar kushton vetëm 265 $

Samsung javën e kaluar ka nxjerrë në treg smartphone-in Samsung Galaxy S5 ku menjëherë është çmontuar. Është IHS ajo e cila ka marrë për analizë këtë smartphone dhe ka dhënë një shifër të përafërt se sa mund të jetë kostoja e prodhimit të një njësie.

Samsung Galaxy S5

Sipas IHS, Samsung Galaxy S5 kushton rreth 265$ për t’u prodhuar dhe kjo do të thotë se Samsung po merr një fitim kolosal për çdo Galaxy S5 që shet.

Ky smartphone në variantin e zhbllokuar shitet rreth 660$ në SHBA, ndërsa varianti me kontratë shitet me 199$ me dy vjet kontratë, kurse tek ne shitet 650€ ose varianti me kontratë nëpërmes bankës 39€ në muaj për 2 vjet.

Për më shumë informacione rreth këtij modeli mund të gjeni tek ky link. /ameble

Foto Samsung Galaxy S5 nga çdo pozicion i mundshëm

Foto Samsung Galaxy S5 nga çdo pozicion i mundshëm

Çdo centimetër i Galaxy S5, nga jashtë dhe brenda, janë paraqitur në këto post.

Pas prezantimit të Galaxy S5 më 24 Shkurt të këtij viti në Barcelonë të cilën e kemi shfaqur drejtpërdrejt, të gjitha mediat vërshuan për ta fotografuar këtë model të smartphone-it. Në këtë postim do të gjeni foto të këtij smartphone në të gjitha ngjyrat e tij të fotografuara nga androidcentral, në të gjitha pozicionet e mundshme. Gjithashtu kemi foto dhe të disa aksesorëve të tij.

(Këshillë: Klikoni njërën nga fotot për t’i parë fotot në rezolucion më të lartë.) /ameble

Galaxy S5, iPhone 5S dhe HTC One M8 – Testi i hedhjes [Video]

Galaxy S5, iPhone 5S dhe HTC One M8 – Testi i hedhjes [Video]

Edhe më herët kemi pas një numër videosh të publikuara rreth hedhjes së smartphone-ve si test, por tani vjen një video e re nga Techsmart e cila është bërë me smartphone-t e fundit, ku është përfshinë Samsung Galaxy S5, iPhone 5S dhe HTC One M8.

Kliko videon me poshtë për të parë se cili prej smartphone-ve Galaxy S5, iPhone 5S dhe HTC One M8 i shpëton këtij testi të hedhjes nga lartësi të ndryshme.

Pra, si duket nga tri pajisjet, HTC One M8 ka shpëtuar më së miri, me pastaj iPhone 5S dhe në fund Samsung Galaxy S5. /ameble

Lansohet Video zyrtare për Samsung Galaxy S5

Lansohet Video zyrtare për Samsung Galaxy S5

Java që e lamë pas ishte java e prezantimit të modelit të fundit të serisë Galaxy nga Samsung, Galaxy S5.

Tani më shumica edhe prej jush keni kuptuar se çfarë specifika ka kjo pajisje, si dhe keni pasur mundësinë të shikoni edhe drejtpërsëdrejti ngjarjen e lansimit të tij.

Disa minuta më parë, Samsung kishte publikuar një video zyrtare për modelin e ri Galaxy S5 me ç’ rast është bërë edhe njoftimin për mundësit dhe funksionet e modelit të ri. /ameble

[youtube id=”-XseHZyvGtg#t=87″ width=”600″ height=”350″]

Krahasim: Samsung Galaxy S5 vs LG G2 vs Sony Xperia Z2

Krahasim: Samsung Galaxy S5 vs LG G2 vs Sony Xperia Z2

Dje gjatë ditës kemi parë gjersa kompani të mëdha si Samsung, Sony, LG, ZTE, etj kanë prezantuar produktet dhe të arriturat e tyre në teknologji në panairin më të madh të teknologjisë mobile në botë, MWC 2014 që po mbahet në Barcelonë.

Ndër produktet e prezantuara kemi parë dy konkurrent serioz të njëri tjetrit. S’ka dyshim se kemi pritur që Samsung të prezantojë linjen e re të telefonave Galaxy, dhe kjo ndodhi pak orë më pare, por një gjë të cilën nuk e kemi pritur me shumë interes ka qenë prezantimi i Sony-it me mrekullinë Xperia Z2.

Samsung Galaxy S5 dhe Sony Xperia Z2 pa dyshim janë aktorët kryesorë të “shfqjes” MWC 2014.

Gjërat që janë prezantuar në MWC mbrëmë dhe sot gjatë ditës pa dyshim janë një mundësi për ne si konsumator dhe entuziast të teknologjisë të shijojmë më shumë produkte, dhe kjo është një gjë e mirë.

Konsiderojmë që smartphone-t Samsung Galaxy S5, Sony Xperia Z2 dhe LG G2 janë ndër telefonat e mençur më të mire që deri më tani janë zbuluar. Andaj më poshtë kemi përgatitur një tabelë me krahasimet rreth specifikave të secilit prej tyre.

Galaxy S5 është fuqizuar nga virtualiteti i çipit të njëjtë sikur Galaxy S4, veçse këtë here fuqia e tij është rritur nga 2.3GHz në 2.5GHz. Snapdragon 801 në Xperia Z2 është pothuajse i njëjtë. Nuk ka dyshim që dizajni dhe mbështjellja fizike e këtyre dy pajisjeve dallon, andaj edhe përzgjedhja për më të preferuarin na takon ne si konsumatorë.

Për më shumë shikoni krahasimin që kemi bërë në mes smartphone-ve: Samsung Galaxy S5, LG G2 dhe Sony Xperia Z2.  \ameble

[komper pid=92,8,94 category=1 compareform=yes]

Karakteristikat zyrtare të Samsung Galaxy S5

Karakteristikat zyrtare të Samsung Galaxy S5

Samsung Galaxy S5Galaxy S5, njëri nga smartphone-et Android i shumë pritur është prezantuar tani zyrtarisht në MWC 2014. Karakteristika harduerike të këtij smartphone-i janë shumë të ngjashme me raportet apo thashethemet e paraqitura me herët.

Këto janë karakteristikat zyrtare të Galaxy S5:

  • Madhësia: 142 x 72.5 x 8.1
  • Pesha: 145g
  • Ekrani 5.1-inç FHD Super AMOLED (1920 x 1080 resolution)
  • Procesori: 4-bërthamor 2.5GHz
  • 2GB of RAM
  • 16/32GB memorie e brendshme
  • microSD përkrahje deri 64GB
  • Kameren e pasme 16-megapikselë me video incizim UHD 4K në 30fps
  • Kamera frontale 2.1-megapikselë
  • Lidhjet: LTE Cat 4 (150/50Mbps)
  • 802.11 a/b/g/n/ac HT80 MIMO (2×2) Wi-Fi
  • Bluetooth 4.0 BLE/ANT
  • USB 3.0
  • NFC
  • IR Remote
  • Baterinë: 2800 mAh
  • Rezistent ndaj pluhurit dhe ujit
  • Fingerprint scanner
  • Sensorin për rrahje të zemrës
  • Android 4.4.2 KitKat me disa softuer duke përfishirë Ultra Power Saving Mode, Download Booster, S Health 3.0, Quick Connect, Private Mode, Kids Mode /ameble
Drejtpërdrejt: Samsung MWC 2014 “Unpacked 5”

Drejtpërdrejt: Samsung MWC 2014 “Unpacked 5”

Smartphone-i i shumëpritur, Samsung Galaxy S5, është caktuar të prezantohet në ngjarjen MWC 2014 sot me 24 Shkurt në Barcelonë. Fansat e kësaj pajisje nga anembanë bota nuk kanë nevojë të shqetësohen për përcjelljen drejtpërdrejt të ngjarjes për arsye së kompania ka vendosur të shfaq ngjarjen drejtpërdrejt në internet.

Ngjarja “Samsung Unpacked 2014 Episode 1” është planifikuar të zhvillohet në “Centre Convencions Internacional Barcelona’ rreth orës 20:00. Andaj ketë ngjarje mund të shikoni edhe nëpërmes videos së me poshtme. /ameble

[youtube id=”BwcRHYEwtgQ” width=”600″ height=”350″]

Samsung dërgon ftesa për ngjarjen “Unpacked 5”

Samsung dërgon ftesa për ngjarjen “Unpacked 5”

Sipas thashethemeve, Samsung është thënë të prezantoj modelin e smartphone-it të ardhshëm Galaxy S5 në ngjarjen MWC 2014. Sigurisht se këto thashetheme tani po dalin të janë të vërteta, për arsye se Samsung ka filluar të dërgoj ftesa për ngjarjen “Unpacked 5” që do të mbahet me 24 Shkurt. të njëjtit gjithashtu e kanë postuar këtë lajm në llogarinë e tyre në Twitter.

Samsung Unpaced 5

Sipas ftesës, Samsung ketë ngjarje do të organizoj në Barcelonë ku gjithashtu mbahet ngjarja MWC 2014. Tani në bazë të përshkrimit në ftesë me numrin “5”, mundet të jetë që kjo ngjarje lidhet me smartphone-in Samsung Galaxy S5. Dizajni i ftesës është gjithashtu i ngjashëm me lëkurën e pasme siç e ka Galaxy Note 3 e cila do të jetë gjithashtu në modelin S5. Në ketë ngjarje Samsung pritet gjithashtu të prezantoj edhe pajisje tjera, është përfolur për një model me platformën Windows Phone.

Gjithqka mbetet të shihet nga dita e prezantimit. /ameble

Samsung Galaxy S5 do të vijë në versionin plastik dhe të metaltë ?

Samsung Galaxy S5 do të vijë në versionin plastik dhe të metaltë ?

Thashethemet se Samsung është në përgatitje e sipër të smartphone-it Galaxy S5 nuk kanë të ndalur. Te dhënat e reja rreth këtij produkti zbulojnë se Samsung Galaxy S5 do të vijë në dy versione sa i përket dizajnit. Sipas këtyre informatave proklamohet se Galaxy S5 do të vijë në versionin me kopertinë plastike dhe versionin me kopertinë metali. Çmimi për Samsung Galaxy S5 përflitet të jetë rreth 650 Euro dhe dallimi në çmim për versionin metalik pritet të jetë rreth 150Euro, konkretisht ky version do të kushtojë rreth 800 Euro. Kur jemi tek dallimet në këto versione, është e mundur që edhe procesorët e këtyre dy pajisjeve të jenë të ndryshëm për nga lloji, njëri të ketë procesorin Snapdragon 805 chipset dhe tjetri Exynos 6. Madhësia e S5 pritet të jetë 5.25 inç me ekran Amoled me rezolucion (2,560 x 1,400 pikselë). Kamera e këtij telefoni pritet të jetë 16 MP. Dhe natyrisht sistemi i tij operativ do të jetë version i fundit i Androidit 4.4 KitKat. \ameble

Samsung Galaxy S5 lansohet në Prill?

Samsung Galaxy S5 lansohet në Prill?

Janë duke qarkulluar disa thashetheme se Samsung Galaxy S5 ka shumë gjasa të prezantohet në Shkurt apo në fillim të muajit Mars, ndërsa sipas një raporti të fundit nga Bloomberg, Galaxy S5 pritet të lansohet në Prill. Pra, prezantimi i pasardhësit të Galaxy S4 pritet të bëhet në muajt në vijim ndërsa në treg do të jetë në dispozicion nga fillimi i muajit Prill.

Samsung Galaxy S5

Për Galaxy S5 është e thënë se do të vijë me disa specifika mbresëlënëse, të cilat me sa duket do të përfshijë një procesor 64 -bit, ndoshta një version nga Samsung Exynos, ekrani QHD 5 inç me rezolucion 2560 x 1440 piksela i përkrahur nga 4GB RAM memorie.

Ne jemi gjithashtu duke pritur edhe integrimin e kamerës me teknologjinë më të re nga Samsung, ISOCELL, e cila pritet të jetë 16 megapikselë ISOCELL .

Të gjitha informacionet e lartë përmendura nuk janë më shumë se spekulime dhe nuk janë të konfirmuara nga vetë kompania Samsung. /ameble