Tag Archives

2 Articles
Samsung mund ta ketë rregulluar problemin më të madh të Samsung Gear Fit

Samsung mund ta ketë rregulluar problemin më të madh të Samsung Gear Fit

Gear Fit është ora e parë e mençur që u prodhua nga Samsung dhe duket sikurse i përket të ardhmes.

[youtube id=”L6dTUe3SRtI” width=”600″ height=”350″]

Megjithëse u prit mirë nga publiku ajo kishte vetëm një problem kryesor: orientimi i ekranit. Ekrani paraqet orën, mesazhet dhe të dhënat për shëndetin në orientimin horizontal dhe leximi i tyre duket paksa i çuditshëm. Por, Samsung nuk ka mbyllur veshët ndaj ankesave dhe për këtë arsye krijoi një pjesë të re të sistemit të orës, që mundësoi paraqitjen e të dhënave në orientim vertikal duke e bërë leximin e të dhënave më të lehtë.
Kjo favorizon koreanët për shkak të llojit të shkrimit në gjuhën koreane, por ndoshta do të jetë më e vështirë për ne për të lexuar mesazhe të gjata me alfabetin latin.

Gear Fit do të dalë në treg në datën 11 Prill, së bashku me Galaxy S5 dhe pritet që ky problem të jetë rregulluar deri atë ditë. /ameble

 

Shfaqen fotografi të Samsung Galaxy Smartwatch ose Altius

Shfaqen fotografi të Samsung Galaxy Smartwatch ose Altius

Bashkë me lançimin e Samsung Galaxy S4 dhe S4 Mini nga muaji Mars, Samsung është përfolur të lansoi edhe një pajisje të tretë, Samsung Galaxy Smartwatch ose Altius.

Janë shfaqur disa fotografi (screenshots) të sistemit operativ Galaxy Altius, fotot e mëposhtme janë postuar në një faqe interneti koreane, ende nuk është e sigurt nëse këto janë në të vërtetë nga Samsung apo mund të jenë ndoshta të montazhuara. Ne anën tjetër nuk janë shfaqur shumë detaje apo karakteristika në lidhje me pajisjen, i cili është menduar të caktohet me emrin (codename ) Altius.

Të dy Apple dhe Samsung thuhet të jetë duke punuar në pajisjet smartwatch, dhe sipas kësaj duket se Samsung mund ta lansoj një pajisje të tillë më herët se sa Apple, nëse lansohet bashkë më Samsung Galaxy S4 dhe Galaxy S4 Mini siç flitet. |ameble|

 [divider top=”0″]