Samsung TabletsSamsung pritet të lanson disa tableta të ri më vonë gjatë këtij viti, të cilat me siguri do të prezanton në Kongresin Botëror të Telefonave në Barcelonë.

Deri më tani ka pasur disa tashmë se Samsung është duke punuar në një seri të re të tabletëve, për të cilat tani kanë rrjedhur edhe karakteristikat e para. Është fjala për Samsung Galaxy Tab A dhe Samsung Galaxy Tab A Plus.

Të dy modelet e reja i takojnë një rangu të mesëm të pajisjeve dhe pritet të vijnë në dimensione të ndryshme të ekraneve 8 inç dhe 9.7-inç, por me specifika të ngjashme.

Dallimi më i madh qëndron tek versioni Tab A Plus i cili përfshiri lapsin digjital.

Modelet 8-inç të Galaxy Tab A dhe A Tab Plus do të jenë të përkrahura nga procesori 4-bërthamor nga Snapdragon 410 me shpejtësi 1.2GHz dhe kanë të integruar 16GB hapësirë të brendshme, kamerën kryesore 5MP, kamerën frontale 2MP dhe një bateri 4.200 mAh. Versionet 9.7 inç të dy modeleve pothuajse kanë specifikime të ngjashme me modelet 8 inç, përveç fuqisë së baterisë 6.000 mAh dhe procesorit 1.2GHz nga Qualcomm APQ8016. /ameble