Samsung TabletsSamsung ka pasur një punë të vështirë për pasardhësit të tabletit premium Tab Galaxy S duo, dhe si duket tani Samsung ka gjetur një zgjidhje. Burime nga Industria e Samsung-ut tani paralamrojnë për një prezantim për dy tableta të ri në njoftim në muajin qershor, kështu duke prezantuar modelin e ri Galaxy Tab S2 i cili do të vjen në dy versione, 8 inç dhe 9.7 inç.

Të dy versionet të Tab S2 pritet të ofrojnë përkrahjen e teknologjisë Wi-Fi, ndërsa njëri prej tyre do të përkrahë edhe rrjetin 4G LTE.

Sipas thashethemeve të mëparshme, tabletet e ri do të jenë jashtëzakonisht të hollë, madje më të hollë se iPad Air 2, dhe si duket këto pajisje do të kurorëzohen si tabletet më të hollë të prodhuara nga Samsung deri më sot.

Sa i përket karakteristikave, ekranet e të dy versioneve do të ofrojnë një rezolucion prej 2048 x 1536 pikselëve sikurse modelet e fundit të iPad dhe Nexus 9. Të dy pajisjet kanë të integruar procesorin me 4 bërthama nga Exynos, me shpejtësi maksimale 1.9 GHz, 3GB RAM memorie, kamerën kryesore 8 megapikselë dhe GPU është një Hexa-core Mali-T760MP6.

Çfarë çmimi do të ketë si dhe çfarë specifika të më detajuara do të ketë Samsung Galaxy Tab S2, do të kuptojmë në muajin qershor. /ameble