Samsung Gear S 1Samsung sapo njoftoi për orën e mençur e koduar si Samsung Gear S e cila vjen me sistemin operativ Tizen nga vet prodhuesi Samsung.

Samsung Gear S përmban ekranin e lakuar Super AMOLED 2 inç me rezolucion prej 360 x 480 pikselëve i përkrahur nga procesori 2-bërthamor me shpejtësi prej 1GHz, 512MB RAM memorie dhe 4GB hapësirë të brendshme.

Samsung Gear S përkrahë teknologjitë 3G, Bluetooth dhe WiFi, dhe mund të përdoret si pajisje në vete ose në kombinim me smartphone.

Samsung Gear S ka të integruar një bateri të fuqisë prej 300 mAh e cila ofron përdorimin e orës deri në dy ditë si dhe është e  certifikuar me standardin IP67 që tregon se pajisja është rezistente ndaj pluhurit dhe ujit.

Samsung Gear S do të jetë në shitje nga tetori, ndërsa momentalisht nuk ka detaje për çmimin e orës së mençur. /ameble