Samsung Galaxy S6Sensori për shenjat e gishtave ka qenë një shtesë e smartphoneve që është diskutuar gjatë, por me zhvillimin e teknologjisë, këta sensorë po pranohet si forma më e mirë për të siguruar smartphonet.

Samsung vendosi në S5 dhe Note 4 sensor që kërkon rrëshqitjen e gishtit mbi buton për të lexuar shenjën. Nëse ky artikull nga SamMobile është i saktë, atëherë sensori në Galaxy S6 do të jetë më i madh dhe nuk do të punojë me rrëshqitje te gishtit, por me prekje, duke rritur kështu saktësinë dhe lehtësinë në përdorim.

Për momentin Apple ka sensorët më të mirë në treg, por edhe disa smartphone Android kanë sensor me prekje si për shembull Ascend Mate 7. Samsung dhe HTC (në HTC One Max) vendosën të përdorin sensorin me rrëshqitje të gishtit, për të cilin përdoruesit u ankuan, por nëse SamMobile ka të drejtë, ankesat e përdoruesve do të marrin fund me prezantimin e Galaxy S6.

Galaxy S6 pritet të prezantohet në MWC (Konferencën Botërore të Mobilëve) në ditët e para të Marsit në Barcelonë.