Një ekip shumëkombësh i udhëhequr nga Universiteti i Kalifornisë Jugore është përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara , Kina, Pakistani dhe Izraeli  që ka zhvilluar sistemin e transmetimit të të dhënave duke përdorur rrezet e dritës në formë të përdredhur me shpejtësi ultra të lartë deri në  2.25 Tb/s.

Ky sistem do të mund të përdorët për të ndërtuar lidhjet satelitore për komunikim me shpejtësi të lartë, lidhjet tokësore në hapsirën e lirë me të shkurtra, ose potencialisht të adaptohët në përdorimin e kabllove fibër optike që pastaj do të mund të përdorën nga ofruesit e shërbimeve të internetit ISP-të. Alan Willner dhe kolegët e tij përdorën tufë rreze drite të përdredhur sikurse “fazat e hologramit” për të manipuluar tetë rrezet e dritës në mënyrë që secili prej tyre i përdredhur në formë spirale të ADN-ës siç përhapët në hapsirën e lirë. Secila rreze drite ka përdredhjën e vet dhe do të mund të kodohët me bitin e të dhënave “1” dhe “0”, duke bërë secilin të pavarur në rrjedhjën e të dhënave sikurse ndarja e kanaleve në radion tuaj.

“Ne nuk e shpikëm rrezen e dritës së përdredhur, por ne e morëm konceptin për ta përdorur në arritjën e platformës Terabit për sekond”, tha Alan Willner.

Ky studim u finansua nga Agjencia e Mbrojtjës për Hulumtimin e Projekteve të Avansuara në kapitullin e informimit të programit foton. |news.usc.edu| |elektor.com| [divider top=”0″]