Tag Archives

8 Articles
Seagate Seven është HardDisku më i hollë që është prodhuar ndonjëherë

Seagate Seven është HardDisku më i hollë që është prodhuar ndonjëherë

Përderisa disqet solid-state ende po janë të nevojshme dhe të volitshme, ata po vazhdojnë të prodhohen dhe përmirësohen çdoherë e më shumë. Dëshmi për ketë është HardDisku i ri Seagate Seven, i cili është më i holli që është prodhuar ndonjëherë në botë, dhe vjen me masat 7mm i trashë.

Seagate Seven

Pra paramendoni është 0.1mm më i hollë se sa smartphone-i iPhone 6 Plus, ku kompania Seagate ka arritur të përshtat pllakën fizike të HD-ut, që përbrenda posedon 500GB hapësirë. Seagate Seven nuk është vetëm i hollë, shasia e tij me shkëlqim nga çeliku gjithashtu e bën atë tepër tërheqës.

Seagate Seven është lansuar për të festuar përvjetorin e 35-të të HardDiskut të parë në botë 5.25-inç për desktop, ST-506, i cili është prodhuar nga vetë Seagate në vitin 1980, dhe kishte vetëm 5MB hapësirë të brendshme.

Ky model i HardDiskut përdorë versionin USB 3.0. Më shumë detaje rreth këtij disku do të kuptojmë kur del në treg, nga mesi apo fundi i Janarit, me çmim 99.99 $ (83.51 €). /ameble

Lansohet disku i jashtëm Seagate Wireless Plus 2TB për 200$

Lansohet disku i jashtëm Seagate Wireless Plus 2TB për 200$

Seagate ka lansuar serinë e re të disqeve të jashtme (external) në formën “Seagate Wireless Plus” me sinkronizim edhe për pajisjet mobile. Seria Seagate Wireless Plus përfshin tri modele me kapacitetete të ndryshme ku përdoruesit mund të zgjedhin, duke filluar nga 500 GB për 149.99$ ose 1 TB për 179.99$ deri 2 TB për 199.99$.

Seagate Wireless Plus i ri u mundëson përdoruesve për tu kyçur në të dhënat e tyre në çdo kohë madje edhe sinkronizimin automatikisht me Dropbox ose Google Drive. Disqet e jashtme kur konfigurohet si Hub, mund të lidhet deri me shtatë pajisje tjera smartphone, tablet ose edhe PC.

[youtube id=”WGXEs-zHJ4M” width=”600″ height=”350″]

Seagate Wireless Plus gjithashtu përkrah Smart TV, DNLA dhe AirPlay, dhe është i pajisur me baterinë që qëndron 10 orë, lidhjen e shpejtë USB 3.0, përkrah gjithashtu platformat iOS, Android, Kindle Fire dhe Windows 8/RT .

Këto disqe nga Seagate në dispozicion për shitje janë nga sot, dhe për më shumë informata mund të merrni nëpërmes uebfaqes së tyre. /ameble

Disku i ri Seagate “Backup Plus Fast” ofron transfer prej 220MB/s

Disku i ri Seagate “Backup Plus Fast” ofron transfer prej 220MB/s

Seagate ka lansuar për treg një pajisje të re levizëse për ruajtjen e të dhënave që ofron transfer të shpejtë të të dhënave nëpërmes portës USB 3.0. Ky disk është quajtur Backup Plus Fast për te cilin kompania thotë se është disku i parë në botë 2.5 inc që posedon 4TB hapësirë për ruajtje. Ky disk ka versionin USB 3.0 me shpejtësi të transferit të të dhënave deri në 220MB/s.

Seagate backup plusfast

Disku posedon një mbështjellës të fortë nga alumini dhe është zero rezistent ndaj gervishjeve. Brenda tij janë disqet që janë të konfiguruar në RAID 0. RAID 0 i ka të konfiguruar vijat e të dhënave në mes dy disqeve për të rritur kapacitetin e volumit dhe shpejtësinë e transferit. Softueri që vjen me pajisjen posedon butonin one-click për backup.

Backup Plus Fast mund të përdoret për Backup të përmbajtjes nga Facebook dhe Flickr. Disku mund të sinkronizohet gjithashtu me aplikacionin pa pagesë për pajisje mobile Seagate Mobile Backup. Ky aplikacion është në dispozicion për pajisjet iOS dhe Android. Diksu 4TB Seagate Backup Plus Fast drive është në dispozicion nga tani për 299 $. /ameble

Seagate lanson disk të hollë 500GB për ultra-laptopë dhe tablet

Seagate lanson disk të hollë 500GB për ultra-laptopë dhe tablet

Seagate disku i holleDisku ultra i hollë Seagate 500GB është projektuar posaçërisht për përdorim në ultra- laptopë dhe tablet. Sipas Seagate, ky disk është 100 % në përputhje me pajisjet Ultrabook dhe standardet e rregullta të laptopëve.

Është vetëm 5mm i trashë dhe peshon 94 gram. Thuhet se është deri në 30 % më i hollë se këto që kemi aktualisht.

Sipas Seagate, ata kanë punuar shumë në arritjen e një pajisje sa më të vogël që t’jetë e mundur, për të siguruar vend të lirë në pajisjet të holla ose që janë më shumë karakteristika.

Shumica e laptopëve dhe tabletëve përdorin çipat flash-based SSD për të ruajtur të dhënat. Këto kanë një numër avantazhesh në krahasim me disqet standarde, duke përfshirë shpejtësinë e shkrimit, pranimit të të dhënave si dhe madhësia e tyre.

Megjithatë, pajisjet me harduer të këtillë nuk kushtojnë lirë dhe për ketë arsye rritet çmimi i një laptopi apo tableti. |ameble|

Seagate prezanton NAS 4TB

Seagate prezanton NAS 4TB

Nas 4TBSeagate sot ka bërë prezantimin e një zgjidhje ideale për ruajtjen e shënimeve. NAS (Network Attached Storage) me 4TB (4 TeraByte) ofron një performancë të jashtëzakonshme si dhe hapësirë të mjaftueshme për ruajtjen e shënimeve të ndryshme.

Në NAS Seagate 4TB mund të ruhen mbi 819.000 fotografi, ose rreth 1 milion këngë ose afro 500 orë video përmbajtje me definicion të lartë (HD). Kjo pajisje është gjithashtu ideale edhe për bizneset e vogla me kapacitete të mëdha të mjaftueshme për të mbështetur fotografi Auto Cad, imazhe mjekësore si dhe është e përshtatshme edhe për bazë të të dhënave.

NAS 4TB nga Seagate mund të lidhet në grup (five-bay) për të siguruar hapësirë për të dhëna deri në 20TB.

Çmimi i kësaj pajisje është 839,99 $. |ameble|

Seagate i pari që ka prodhuar 2 miliardë hard disqe

Seagate i pari që ka prodhuar 2 miliardë hard disqe

Që nga themelimi në vitin 1979, Seagate ka prodhuar 2 miliard hard disqe në mbarë botën, kompani kjo e cila pretendon së është e para që ka arritur një sasi të tillë. Megjithatë, më e rëndësishmja është se gjysma e këtyre hard disqe janë prodhuar brenda katër viteve të fundit, ndërsa gjysma e parë ka zgjatur rreth 30 vjet.

Kjo statistikë dëshmon vetë se nevojat e hapësirës për ruajtjen e të dhënave janë në rritje vit pas viti, dhe sa më shumë që kemi të dhëna, aq më shumë konsumatorëve ju nevojitën hapësirë për të dhënat.

Përderisa pak vite më parë një 1TB hard disk mund të jetë konsideruar si sasi e madhe, sot ajo konsiderohet standarde në shumicën e kompjuterëve.

Seagate thotë se sipas analistëve, gjenerimi i videove me definicion të lartë, fotografitë, dhe mediat tjera digjitale pritet të katërfishohen në dy vitet e ardhshme, kryesisht në sajë të formateve të reja që do të vijnë duke përfshirë edhe videot e formatit 4K, e cila është katër herë më përmasa më të mëdha se sa përmbajtja e plotë HD në 1080p. Pra, nëse mendoni se një disk prej 1TB është i mjaftueshëm tani, me siguri se për vitin 2015 do të kërkoni me shumë. |ameble| [divider top=”0″]

Seagate këtë vit i jap fund prodhimit të hard-disqeve 2.5 inç me 7200 RPM

Seagate këtë vit i jap fund prodhimit të hard-disqeve 2.5 inç me 7200 RPM

Seagate gjatë viteve ka shitur një numër të ndryshëm të hard-disqeve që posaçërisht kanë pasur për synim tregun e pajisjeve portative. Disa lloje tyre të madhësisë 2.5 inç përfshirë disqet 5.400 dhe 7200 RPM.

Tani kompania ka njoftuar se deri në fund të këtij viti do të ndërpresë prodhimin posaçërisht për disqet 2.5 inç me 7200 RPM. Kompania aktualisht ka katër disqe të ndryshme të linjës 2.5 inç duke përfshirë Momentus 7200.4, 7200.2, Momentus i hollë 7200, dhe Momentus XT.

Entuziastët e kompjuterëve mund të mos pajtohen nga fakti se Seagate do të ndal prodhimin e hard-disqeve 2.5 inç me 7.200 RPM. Megjithatë, shumica nuk do të vërejnë ndonjë ndryshim të madh për shkak se këto disqe gjenden vetëm në laptopë me karakteristika shumë të larta. Këto disqe të shpejta zakonisht konsumojnë më shumë rrymë se disqet e ngadalta.

Mirëpo në anën tjetër Seagate do të vazhdojë të prodhojë modelin 5400. Disa Notebook të reja përdorin disqet 5400 RPM për ruajtjen e të dhënave dhe një tjetër SSD më kapacitet të vogël për të ruajtur përmbajtjen e sistemit, që shpejtësia këtu është e rëndësishme. |ameble| [divider top=”0″]

Seagate dhe DensBits në bashkpunim për SSD-të

Seagate dhe DensBits në bashkpunim për SSD-të

by bmbi 0 Comments

Seagate ka njoftuar se është në partneritet me DensBits në zhvillimin e SSD-ve për konsumatorë dhe ndërmarrje tregtare. Qëllimi i dy kompanive është për të zhvilluar këtë paisje  në kosto më të ulët dhe efektshmëri të lartë. Seagate ka bërë një investim kapital në DensBits. Se sa ka investuar ende nuk dihet.

Të dy kompanitë do të zhvillojnë në të ardhmen produkte me qëllim të tërheqjes së konsumatorëve dhe kursimet në kosto, besueshmëri dhe efektshmëri të lartë. Marrëveshja do të rezultojë në integrimin e teknologjisë së kontrollerëve të memories Denbits në produkte të ndryshme të Seagate. Disa aplikime do të përdorin 3 bit TLC 1Xnm në teknologjinë SSD, kurse disa aplikime tjera do të përdorin MLC 1Xnm.

Nuk ka asnjë informacion të qartë se kur pikërisht do të vijë në treg SSD-ja e bërë nga ky partneritet. Nuk ka gjithashtu asnjë informacion se çfarë lloj të çmimeve të dy kompanitë do të synojnë për këtë produkt. |hothardware.com| [divider top=”0″]