Tag Archives

3 Articles
Si të kërkoni punë në gjirafa.com

Si të kërkoni punë në gjirafa.com

Videot zyrtare: https://ameble.gjirafa.com

Vetëm 3 muaj kanë kaluar që nga hapja publike e Gjirafa.com, dhe përveq shërbimeve fillestare, tani përdoruesit mund të gjejnë të gjitha shpalljet shqip në Intenet që kanë të bëjnë me: 1) Shitjen e veturave, 2) Patundshmërive: si banesa, lokale apo shtëpi, që jane në shitje apo jepen me qera, si dhe 3) shërbimin më të ri i cili ështv kërkimi i vendeve të lira të punës.

Kërko Punë” është një shërbim që i mundëson përdoruesve të kërkojnë të gjitha shpalljet për vende të lira të punës në Internet, apo të shfletojnë vendet e lira të punës duke pas mundësi ti filtrojnë ato sipas vendit (Kosovë Shqiperi apo papercaktuar), Qyteteve, Kategorisë, Kompanisë, Kohezgjatjes, Llojit të kontrates, datës së shpalljes apo datës së skadimit.

Kërkimi i vendeve të lira të punës ne gjirafa.com për momentin ka me shumë se 550 vende të lira të punës. Në vijim, do të demonstrojmë praktikisht se si mund të kërkojmë shpallje të vendeve të lira të punës duke përdorë fjalë kyce, apo duke përdore filterat. /ameble.com

Google shumë shpejt me tekste kengësh nga menyja direkte e kërkimit

Google shumë shpejt me tekste kengësh nga menyja direkte e kërkimit

Më herët nëse keni dashur të gjeni tekstin e një këngë të caktuar, u është dashur të kërkoni me terma të veçantë të kërkimit në Google (apo cilëndo makinë të kërkimit), për tu lidhur më ndonjë ueb-faqe që posedon tekste këngësh.

Tani si duket Google është duke e zhvilluar një mundësi shumë më të lehtë për të gjetur tekstin e një këngë nga menyja e kërkimit të vet, ngjashëm si në imazhin e mëposhtëm.

Google Song lyrics

Rezultati i tekstit të një këngë nuk do të shfaqet tërësisht, por vetëm një pjesë e tij, mirëpo do të jepet mundësia të lidheni me GooglePlay për të parë tekstin e plotë. Përderisa kjo pritet të pëlqehet shumë nga përdoruesit, në anën tjetër ueb-faqet e caktuara që posedojnë tekste këngësh nuk do të jenë shumë të kënaqura nga kjo ide e Google-it. /ameble

Apple nga 2015 mund të zëvendësojë Google-in me Yahoo-n ose Bing-n

Apple nga 2015 mund të zëvendësojë Google-in me Yahoo-n ose Bing-n

Google Search on SafariTë dyja edhe Microsoft edhe Yahoo si duket janë në bisedime me kompaninë Apple për të zëvendësuar Google-in si opsion paraprak për kërkim në shfletuesin Safari. Google si motor kërkimi për Safarin në Apple iOS është zgjedhur në vitin 2007, kur iPhone-i ishte lansuar për herë të parë, kurse në 2010 këto dy kompani kishin vazhduar kontratën e cila pritet të përfundojë më 2015.

Apple me herët ka përdorur aplikacionin e hartave të Google-it në iOS, edhe pse me vonë e kishte zëvendësuar atë me Apple Maps, kështu që kompania pritet ta bëj të njëjtën edhe për mënyrën e kërkimit.

Të dyja edhe Yahoo edhe Microsoft tashmë kanë marrëdhënie të mira me Apple-in, Yahoo ofron informacione për iOS kurse Microsoft Bing është ofruesi i rezultateve në kërkim të Apple Siri.

Duke marrë parasysh sasinë e pajisjeve iOS që shiten çdo vit, pastaj duke u eliminuar Google si motor kërkimi për iPhone dhe iPad, mund të jetë një humbje e madhe për Google-in, edhe pse shumë përdorues ndoshta prapë do të zgjedhin manualisht Google-in si opsion të parë për kërkim.

Pra do të jetë interesant të shohim se cila prej dy kompanive do të arrij të bindë Apple-in për tu përdorur si kërkim i parë në Safari, natyrisht që Apple prapë mund të vendosi të mbajë edhe Google-in, të gjitha këto do t’i kuptojmë vitin e ardhshëm. /ameble