Tag Archives

8 Articles
Foxconn thuhet se do të blej kompaninë Sharp për 6.24 miliard $

Foxconn thuhet se do të blej kompaninë Sharp për 6.24 miliard $

Foxconn puntoretMë herët është përfolur se kompania Foxconn është e interesuar në blerjen e kompanisë Sharp, gjithashtu është thënë se u ka ofruar një shumë prej 5.3 miliard dollarësh. Kjo rezulton në atë se thashethemet kanë qenë pjesërisht të vërteta, sepse tani është raportuar edhe nga Wall Street Journal, nga persona që janë të lidhur ngushtë me kompaninë dhe me këtë çështje. Atyre u është thënë se bordi i kompanisë Sharp ka miratuar propozimin.

Po themi pjesërisht e vërtetë, sepse si duket shuma e ofruar është shumë më e lartë se siç ishte raportuar me herët. Sipas këtij raporti, Foxconn është thënë t’i ketë ofruar rreth 6.24 miliard dollarë për të blerë kompaninë.

Se a do të ndodh në të vërtet apo kur do të zyrtarizohet kjo blerje, mbetet të shihet. /ameble

Sharp prezanton fletoren digjitale WG-N20

Sharp prezanton fletoren digjitale WG-N20

Sharp WG-N20Nëse ju pëlqejn pajisjet që do të mund të kurseni letër, atëherë Sharp ka njoftuar për GP-N20 Digital Notepad, një pajisje që posedon ekran 6 inç me rezolucion 600 X 800, dimensione 11.1cm X 15.5cm, është rreth 1 cm i trashë dhe peshon 210 gram. Ajo ruan deri 2000 shënime me dorë dhe është në gjendje të funksionoj rreth 60 orë përdorim në një mbushje baterie.

Pajisja vjen e paketuar me një laps shkrues në mënyrë që ju të përdorni atë si një fletore (notepad). Pajisja kushton rreth 150 $ dhe pritet të dal për shitje në muajin Gusht. Nuk është e sigurt se kur do të jetë në dispozicion në shtetet tjera jashtë Japonisë.

Problemi për ketë pajisje është se kush do ti paguajë 150 $ kur më këto para mund të blej fletore letër dhe lapsa për terë jetën, por me ketë shumë parashë sot mund të blihet një tablet që mund të përdoret edhe për shume funksione tjera!? |ameble|

Sharp do të prodhojë ekranin për iPhone 5S

Sharp do të prodhojë ekranin për iPhone 5S

Mund të duket e çuditshme por është raportuar se kompania Sharp ka nënshkruar një kontratë me Apple për të filluar prodhimin masiv të ekraneve për gjeneratën e ardhshme të smartphone-it iPhone 5S.

Duke u bazuar në një raport të “Nikkan Kogyo Shimbun” prodhimi i këtyre ekraneve do të fillojë që nga muaji Qershor i 2013.

Me shumë gjasë Sharp do të përdorë plantacionin e ekranit Kameyama LCD të klasit të parë për ta integrauar në të ashtuquajturin “iPhone 5S”. Duke u nisur nga këto të dhëna dhe informata të tjera raportohet se gjenerata 5S e iPhone-it do të jetë i gatshëm për treg duke filluar nga çereku i tretë i këtij viti. Ky bashkëpunim pritet që ti sjellë fryte të suksesit kompanisë Sharp pasi që dihet që kjo e fundit shënoi një rënie drastike në fitim, viteve të fundit.  |ameble|

Sharp shpalos televizionin 60 inç ultra HDTV

Sharp shpalos televizionin 60 inç ultra HDTV

Sharp ka shpalosur televizionin e tyre më të mirë dhe më të shtrenjtë deri me tani.

ICC Purios është një televizion Ultra HD me ekran 60 inç që pritet të dal fillimisht për tregun japonez më datën 20 shkurt 2013, që do të kushtojë rreth 31.283 $. Ky televizion do të shitet me para porosi. Nuk ende informata se kur do të kaloj edhe në tregjet tjera.

Pse ky televizion nga Sharp kushton shumë më shumë se produktet rivale?

Sharp beson se disa konsumatorë, megjithëse një pjese e tyre janë të vetëdijshëm në cilësinë e imazheve në ekranet e këtyre televizioneve dhe se ata nuk mendojnë për koston kaq e lartë, ju intereson vetëm kualiteti.

“Mund të ketë televizione 4K edhe tjera në treg, por ky ju ofron imazhet që janë kaq realiste që shikuesit të ndjehen se ata janë duke përjetuar skenën në të vërtetë,” tha një zëdhënëse i tyre. |ameble| [divider top=”0″]

Sharp shpëtohet nga Qualcomm me 120 milion $

Sharp shpëtohet nga Qualcomm me 120 milion $

Për ata që kanë përcjell lajmet me herët, mund të keni dëgjuar se Sharp është në vështirësi financiare, dhe sipas thashethemeve, kompanitë si Apple, Foxconn, Intel kanë qenë të interesuara për të investuar në kompaninë Sharp, jo vetëm për ta mbajtur atë gjallë por për disa nga teknologjitë e saja, të tilla si IGZO të cilën është përfolur në të kaluarën së është përdorur nga disa prej produkteve të Apple-it.

Sipas një raporti nga The Wall Street Journal, shpëtimtari i kësaj kompanie ka ardhur në një formë nga Qualcomm i cili thuhet se ka pranuar të investojë 120 milion $ në kompaninë japoneze që është në krizë. Sipas këtij raportit, ky investim do të lejojë të dyja Sharp dhe Qualcomm për të punuar së bashku dhe për të ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë Sharp IGZO, i cili supozohet që Sharp po mundohet të bëjë gjithçka në mbijetesën e saj. |ameble| [divider top=”0″]

Sharp zbulon ekranin IGZO 32 inç 4K

Sharp zbulon ekranin IGZO 32 inç 4K

Sharp ka zbuluar monitorin profesional PN-K321, të cilet mburren me rezolutën 4k më 3840×2160 dhe diagonale 32 inç. Është i pajisur me teknologjinë e tyre IGZO ultra të hollë, për ketë arsye me gjasë do të ketë çmim shumë të lartë.

Ekrani 32 inç me rezolucion 3840×2160 punon me 137ppi, e cila nuk përputhet fare me atë të Retina MacBook Pro 220ppi, por gjithsesi posedon pamje mjaft mahnitëse sapo të dal në treg. Ekrani ka HDMI dhe portën e grafikës, si dhe është monitori me i hollë në industrinë 4K më vetëm 35mm i trashë.

Teknologjia IGZO (Indium gallium zinc oxide) është gjithashtu një teknologji e re, material ky i cili mund të përdoret si kanal për tranzitor transparentë në shirita të hollë (thin-film), kjo përdor më pak fuqi se sa LCD-të aktuale dhe mund të zgjas jetën e baterisë në pajisjet mobile. Kompania ka në plan zbatimin e kësaj teknologjie të re në një seri të gjerë të pajisjeve për të ardhmen, duke përfshirë smartphone dhe tableta.

Kjo pajisje pritet të dalë në shkurt të 2013, fillimisht në Japoni, por asnjë informacion nuk është dhënë për shitje në vendet e tjera, sipas te gjitha gjasave më shumë detaje do të paraqitet në CES në muajin janar. |ameble| [divider top=”0″]

Sharp prezanton smartphone të ri

Sharp prezanton smartphone të ri

Sharp Aquos Phone SH930W është një telefoni për të cilin është pritur shumë. Ky smartphone ka ekran 5 inç me rezolucion 1080p FullHD i teknologjisë IGZO të vet Sharp që mundëson kualitet më të lartë dhe konsum të arsyeshëm të baterisë gjë që e bënë të jetë mjaft premtues.  Smartphone-i i Sharp ka procesor 1.5GHz dy-bërthamorë Snapdragon S4.

Kjo pajisje ka të instaluar sistemin operativ Android 4.1 Jelly Bean dhe ka vend për microSD kartelë. Sharp Aquos Phone SH930W fillimisht do të shitet në Rusi dhe shumë shpejt do të vazhdojë me vende të tjera.  Ajo çfarë shihet si e metë e këtij smartphone-i është grafika Adreno 225 e cila nuk është shumë e përshtatshme të funksionoj në pajisje të tilla për shkak të dobësisë në pikselë. Sipas kalkulimeve që janë bërë kjo grafike nuk mund të procesojë më shumë se 13.6 fps (frame per sekondë).ndërsa ajo çfarë i duhet një loje të thjesht për të funksionuar pa problem është rreth 30 fps.

|ameble| [divider top=”0″]

Çfarë pritet nga IFA 2012

Çfarë pritet nga IFA 2012

Pas panaireve te kaluara CES dhe MWC në agjendë tani është IFA, qe do të mbahet në Berlin te Gjermanisë ku fillon me datën 31 gusht dhe zgjatë deri me 5 shatator, Ameble do ta përcjell ngjarjen për se afërmi, dhe do te informoj për me te rejat nga fusha e teknologjisë nga kjo ngjarje.

A do të shohim me shumë 3DTV-ja? A do te jenë tabletat e ri ne qendër te vëmendjes? Çfarë do te ketë te re nga fusha e smartphoneve?
Ne sipas thashethemeve apo lajmeve te konfirmuara gjate ditëve, javëve apo muajt te kaluar kemi rrumbullaksuar disa nga ato se çfarë pritet te prezantohet këto ditë te ardhme ne ketë panair:

  • Tri pajisje Smartphone nga LG, LGL9 (e konfirmuar), LG Optimus G (e konfirmuar), LG Optimus Vu 2 with Qremote (e konfirmuar)
  • Tableti HTC 10inc (thashetheme)
  • Smarthphone HTC Desire X, Proto (thashetheme)
  • Samsung Galaxy Player 5.8 Ipod touch (e konfirmuar)
  • Samsung Galaxy S Camera (thashetheme)
  • Samsung NL22B Ekran transparent (e konfirmuar)
  • Tableti Sony VAIO Duo 11 (thashetheme)
  • Tableti Lenovo ThinkPad 2 me Windows OS 8
  • HP Slate 8 me Windows OS 8
  • Fableti Samsung Galaxy Note 2
  • Smartphone HTC Flyer 2 (thashetheme)
  • Smartphone dhe tabletë nga Lenovo (thashetheme)
  • ASUS TAICHI, Laptop/Tabletë Dual ekran
  • Samsung Galaxy S3 (thashetheme)
  • Smarthphone Sony Xperia T
  • Tableti Sony Xperia (thashetheme)
  • Smarthphone ZTE Blade III nga Verkkokauppa (thashetheme)

Gjithashtu do te paraqiten edhe shumë TV-ja, si Samsung ES9000 75 inc LED TV, LG, Sharp and Toshiba do te dalin me teknologjinë e Tv-ve 4K dhe 8K, si dhe shumë pajisje tjera qe prekun fushën e teknologjisë.

Për te gjitha këto ameble do t’ju informoj vazhdimishtë, gjatë këtyre ditëve. |ameble| [divider top=”0″]