Tag Archives

3 Articles
Mozilla ka publikuar versionin e ri Firefox 20

Mozilla ka publikuar versionin e ri Firefox 20

Mozilla Firefox

Mozilla ka publikuar versionin e ri të serisë së shfletuesit ueb Firefox 20. Përveç përmirësimeve të privatësisë tek versioni Desktop, ata gjithashtu kanë futur një menaxher për shkarkime. Ky menaxher për shkarkime u mundëson përdoruesve për të monitoruar të gjitha shkarkimet pa pasur nevojë të kalohet në një dritare tjetër.

Krahas shfletuesit të Desktop-it, është përditësuar gjithashtu edhe aplikacioni Android i Firefox-it. Kjo tani e bën Firefox-in kompatibil me pajisjet me arkitekturë të vjetër ARM V6 duke përfshirë Samsung Galaxy Next, HTC Legend, Samsung GALAXY Pop, Samsung Galaxy Q etj.  Gjithashtu, kërkesat e sistemit janë ulur në 384 MB RAM dhe për ekranet QVGA. Me ketë përditësim të ri, përdoruesit e Android-it do të kenë mundësi të rregullojnë shkurtesat e Firefox-it në ballinën e ekranit.

Të dy versionet ofrojnë intimitet në shfletim midis sesioneve private dhe jo-private. Këto versione janë në dispozicion nga tani dhe mund të shkarkohen nga linkat e dhënë me poshtë.

Mozilla bashkohet me Samsung për shfletuesin Ueb

Mozilla bashkohet me Samsung për shfletuesin Ueb

Samsung kanë njoftuar se janë duke punuar së bashku për të ndërtuar një motor për shfletuesit ueb të ri në pajisjet e lëvizshme të bazuara në ARM dhe Android. Motori i ri nga dy kompanitë është emëruar Servo. Sipas Mozilla-s, do të jetë i dizajnuar për pajisjet e ardhshme me shumë bërthama (multi-core). Servo është koduar në gjuhën e vet të programimit të Mozilla-s, i quajtur Rust. Zhvilluesit nga Mozilla kanë  filluar punën në ketë vitin e kaluar, dhe Samsung ka ndihmuar ketë vetëm gjatë muajve të fundit.

Mozilla ka vënë gjuhën programuese në dispozicion për zhvilluesit e Android-it në formën eksperimentale. Megjithatë, nuk ka asnjë fjalë për Servo-n se kur do të jetë gati për zhvilluesit.

Është e paqartë nëse Servo synon të zëvendësojë Gekko – motorin që fuqizon Firefox-in në kompjuterët e sotshëm

Megjithatë, një gjë është e qartë se motori i ri është projektuar për të marrë synimin në WebKit. Safari WebKit fuqizon Safari-n nga Apple, Chrome-in nga Google dhe shfletuesin Opera për desktop. Ai gjithashtu fuqizon të njëjtat në pajisjet mobile si iOS, Android, BlackBerry 10, dhe Tizen. |ameble|

Versioni i ri Firefox 19 në dispozicion një ditë para lansimit

Versioni i ri Firefox 19 në dispozicion një ditë para lansimit

Nëse nuk ju pritet për të marrë versionin e ri të shfletuesit Firefox 19 deri nga lansimi i tij që bëhet nesër, mund ta shkarkoni atë nga tani nëpërmes portalit FTP të Mozilla-s.

Shkarkimi i Firefox-it mund të behët këtu dhe është në dispozicion për sistemet operative Windows, Linux dhe Mac OS X dhe përfshin një numër të përmirësimeve të reja në krahasim me versionin e mëparshëm. Mozilla nesër do ti publikojë zyrtarisht ndryshmet e bëra për shfletuesin që ka qenë në zhvillim që një kohë. Për ata që nuk ndihen të sigurt mund të presin deri nesër nga lansimi zyrtar. |ameble| [divider top=”0″]