Ditë e fundit dyqani online për Android, PlayStore, është pasuruar edhe me një aplikacion të ri, i cili është zhvilluar nga PF (Partia e Fortë). Aplikacioni ka si qëllim që të gjithë agjentët e tyre (PF) të bëhen pjesë e operacioneve të fshehta.

SHPIF

Aplikacion SHPIF që tanimë është në dispozicion për shkarkim mund të shkarkohet vetëm nga ata të cilët e ndijën vetën agjent. PF nëpërmes Twitter-it, në një cicërim të tyre kanë shkruar se “Nëse nuk je agjent, mos e downloado në asnjë mënyrë!” 

 

Mirëpo nëse e ndien veten agjent dhe e instalon aplikacionin, ju menjëherë e pranoni shifrën tuaj si agjent dhe e fitoni të drejtën tuaj për të rekrutuar tre agjentë tjerë. Për të gjitha informatat tjera brenda aplikacionit, Partia e Fortë rekomandon që “përgjegjësia juaj është të jeni sa më besnik ndaj partisë dhe urdhrat e dhënë të zbatohen sipas kërkesave”.

Një lajm tjetër i mirë është se Partisë së Fortë shumë shpejt do t’i bashkohen edhe shumë agjentë tjerë, mirëpo pas lansimit të aplikacionit iOS, kjo gjë është mesë e sigurt sepse çdo i dyti person tek ne posedon Apple smartphone. Sidoqoftë, matuni mirë para së ta instaloni! /ameble