Tag Archives

3 Articles
A me ble Samsung S8 apo iPhone 7+?

A me ble Samsung S8 apo iPhone 7+?

Samsung i ka prezantuar smartphone-t e ri Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ javën e kaluar, këtë radhë Samsung vjen me ekran më të madh prej 5.8 inç dhe me S8+ prej 6.2 inç të dy janë me rezolucion prej 2,960 x 1,440, krahasimi i parë është që Apple ka në iPhone 7 4.7 inç ekran, kurse në 7+ 5.5 inç ekran.

Risitë që solli Samsung S8

Samsung na ka premtuar që me smartphonët e ri do të bëjë thyerjen e akullit në teknologji duke krijuar smartphone më të mirë që ekzistojnë ndonjëherë, disa nga Karakteristikat që e bëjnë të veçantë Samsung S8 janë:

  • Ekran i madh – i pastër, dizajn shumë të mirë dhe me ekran të lakuar,
  • Bixby – risi tjetër e re në Samsung S8 është Bixby, i cili është asistent personal,
  • Hapja (kyçja në telefon) me fytyrë – ky njihet edhe si rreziku më i madh i sigurisë në Samsung pasi që hulumtimet e fundit thonë se ky skaner mund të hap telefonin edhe me fotografi,
  • Procesori prej 10nm – i pari në industri i cili është 1-nm,
  • Gigabit LTE dhe WiFi – e cila na mundëson përdorimin e internetit deri në 1Gbps
  • Bluetooth 5 – e cila na mundëson transferim më të shpejtë ndërmjet bluetooth-it.

Çmimi

Me Galaxy S8, i cili sapo është lansuar dhe me iPhone 7 që është lansuar para disa muajsh, kemi diferencë të çmimeve të blerjes së smartphone-ve më të mirë, çmimi më i mirë momental është që të bleni iPhone 7, për shkak se është lancuar para disa muajve dhe janë më lirë.

Kamera – briliante në të dy smartphonet

Është iPhone 7+ që në këtë rast e fiton betejën për kamerën në smartphone-in më të mirë në botë, e cila brenda vetes mbart 2 kamera prej 12 megapikselë të cilët janë të vendosura në pjesën e prapme të pajisjes. Apple nuk ishte e para që e testoi kamerën e dyfishtë, por tek kjo e fundit po funksionon për mrekulli, ju po ashtu do të keni mundësi perfekte që të fotografoni portrete me kualitet që tregon se sa fantastike është kamera.
Në fakt Samsung po përdor një softuer shumë të mirë, i cili mundëson që kur ju të shtypni butonin e fotografimit Samsung S8 do të ju bëjë 3 foto përnjëherësh.

Përformanca – Nuk ka dyshime

Po shikoni se cili smartphone ka procesorin perfekt? Mirë secilin që do ta zgjidhni do bëni zgjedhje perfekte.

iPhone 7+ përdorë çipin A10 me 3 GB RAM, i cili i ka shkatërruar të gjithë Samsung-ët deri në S7, në bench testet të cilat janë testuar telefonat, për shkak se iPhone përdorë softuer shumë efikas, i cili mundëson që telefoni të përmbush të gjitha nevojat tuaja në mënyrën më të shpejtë.

Në anën tjetër Samsung Galaxy S8 përdor çipin e ri Exynos 8895, ose Qualcomm Snapdragon 835 në territore tjera, Samsung ka 4GB RAM memorie të cilët e kalojnë iPhone 7+ duke përdorur edhe versionin Android 7 Nougat.

Bateria

iPhone 7+ përdorë bateri prej 2900mAh i cili është 50% më i fuqishëm se në iPhone 7, kjo bateri është shumë e mjaftueshme për ta kaluar ditën pa pasur nevojë për karikim, por nëse përdorni lojëra shembull Pokemon Go atëherë mund të keni rënie të shpejtë të baterisë.
Duke krahasuar me Samsung S8+ i cili ka bateri 3500mAh dhe i cili ka ekran shumë më të madh, por edhe një rezolucion shumë të lartë, ne nuk kemi mundur të dalim në ndonjë përfundim por ne shpresojmë që ju nuk do të keni probleme me baterinë dhe shpresojmë që nuk do të keni nevojë ta mbushni më shumë se njëherë në ditë.
Galaxy S8 gjithashtu ka edhe fast dhe wireless mbushje, pjesë e cila Apple nuk e ka në asnjë prej smartphone-ve të saj.

Hapësira

Apple ende nuk posedon SD kartela në pajisjet smartphone, dhe ju mund të bëni zgjedhje vetëm prej 32gb, 128gb, 256gb, në anën tjetër Samsung bën shitje vetëm me 64gb por ju mund të vendosni SD card deri në 256gb.

Zgjedhni smartphonin e ëndrrave tuaja

Të bëhemi të sinqertë nëse jeni fans i Apple-it atëherë zgjidhni iPhone nëse jeni fans i Samsung atëherë zgjidhni Samsung, dy prej smartphone-ve janë tepër të shpejtë dhe të mirë, cilën do zgjidhje që ta bëni nuk do të jeni gabim. /ameble

Gjirafa.com – hapet, por jo për të gjithë

Gjirafa.com – hapet, por jo për të gjithë

herët ju kemi njoftuar për projektin Gjirafa.com – makina kërkimore për të gjithë shqiptarët. Gjirafa tanimë ka lansuar versionin Beta të saj, duke ofruar qasje ekskluzive vetëm për ata të cilët janë regjistruar apo regjistrohen për qasje të hershme. Ftesat e para për të testuar dhe përdorur Gjirafa.com janë dërguar, ku ndër përdoruesit e parë dhe ekskluziv ishte edhe ameble. Përshtypjet tona të para janë mbresëlënëse, si nga pamja e faqes ashtu edhe nga efektiviteti i kërkimit. Në vazhdim do të ndajmë me ju disa pamje dhe shërbime të cilat mund t’i gjeni në www.gjirafa.com.

GJirafa Homepage

“Gjirafa” faqja e parë

Siç mund ta shihni dizajni i faqes është i pastër dhe intuititv, ku lehtësisht dallohen shërbimet e ofruara. Në menynë kryesore sipër pjesës së kërkimit janë vendosur dy opsione të rëndësishme të kërkimit të cilat janë: kërkimi në shqip dhe opsioni tjetër për kërkim në gjuhë tjera, ndërsa opsioni i tretë mundëson kërkimin e linjave të autobusëve. Kërkimi i ueb-it shqip është i pozicionuar në mes të faqes. Në faqen fillestare poshtë kolonës së kërkimit, gjejmë grupuesin e lajmeve, i cili ofron lajme nga portale të ndryshme, të renditura sipas rëndësisë së lajmit të cilat mund të jenë të mirëpritura nga përdoruesit. Në anën e djathtë mund të gjeni të dhënat për motin për qytetet kryesore si brenda trojeve shqiptare ashtu edhe jashtë, ndërsa në anën e majtë gjenden informatat rreth itinerareve të autobusëve. Lajmet Nëse klikoni më shume lajme atëherë hapet faqja e lajmeve, e cila përmban lajme sipas kategorive, duke filluar me:  Lajmet më të fundit, Politikë, Ekonomi, Sport, Teknologji, Art dhe Kulturë. Pra, nga sot nuk keni nevojë të shfletoni disa portale për t’u informuar, për shkak se të gjitha lajmet nga portalet shqip janë të grumbulluara për ne nga gjirafa.com.

Gjirafa Lajme

“Gjirafa”, rubrika e Lajmeve

Kërkimi i uebit shqip Kërkimi i uebit shqip është njëra prej veçorive kryesore të gjirafa.com.

GJirafa Kerkimi ne ueb

“Gjirafa”, kërkimi në shqip

Prej përparësive kryesore të grumbulluesit të lajmeve është edhe mundësia të shihni se cilat portale kane shkruar për të njëjtin lajm. Pra aty mund te shihni lajmin e njëjtë nga këndvështrimi i portaleve të ndryshme, si dhe mundësia të gjeni lajme të ngjashme duke klikuar “lajme të ngjashme”.

GJirafa lajme kategoria

“Gjirafa”, rubrika e Lajmeve në kategori

Orari i autobusëve Ndër të tjera, si vlerë e shtuar janë moti dhe orari i autobusëve. Orari i autobusëve ka një dizajn të thjeshtë. Aty keni mundësinë e kërkimit të linjave të autobusëve ndërmjet qyteteve, por jo vetëm kaq, gjirafa është inteligjente dhe i kupton si shkurtesat ashtu edhe gabimet në shkrim dhe i korrigjon ato, si p.sh “pz” “pr” në “Prizren” “Prishtinë”. Ajo çka na pëlqej te kjo faqe është se nga tani përdoruesit do të mund të bëjnë vlerësimin e linjave të udhëtimit nëpërmjet pëlqimeve.

GJirafa Bus

“Gjirafa”, orari i Autobusëve

MOTI Faqja e moti po ashtu ka një dizajn elegant, ku është i shfaqur moti për ditën e sotme dhe për tre periudha gjate ditës për qytetet kryesore, e cila është duke u përditësuar pothuajse çdo dite. Moti është i mundësuar në bashkëpunim me Institutin Meteorologjik Norvegjez. Ameble shpreson që në të ardhmen në ketë faqe do të shohim edhe pejsazhe të qyteteve ku jetojnë shqiptarët.

“Gjirafa”, Moti

Përfundimi Për fund mund të themi që gjirafa na mbajti për një kohë të gjatë në faqe dhe na dha një ndjenje që të duam të kthehemi sa më parë në ketë faqe. Nëse jeni kureshtar të provoni Gjirafa.com si dhe të zbuloni se çfarë fshihet prapa saj, atëherë ju mund të dërgoni një email në adresën ftesa@gjirafa.com për të kërkuar ftesën e juaj, me ç’ rast ju do të hyni ne liste qe te pranoni një kod të cilin do ta përdorni gjatë regjistrimit. Ju dëshirojmë shfletim të këndshëm. . /ameble

Lansohet Alfabeti Shqip për iPad dhe iPhone

Lansohet Alfabeti Shqip për iPad dhe iPhone

Mësimi i alfabetit të gjuhës amë shqipe nuk duhet të jetë i vështirë dhe monoton, mbi të gjitha duke pasur parasysh praninë e teknologjisë në jetën e përditshme.

Alfabeti Shqip

Nëse ju keni një iPad apo iPhone atëherë fëmijët tuaj do të kenë rastin të mësojnë alfabetin në një mënyrë të re dhe interaktive me ndihmën e ilustrimeve dhe narracionit atraktiv, falë aplikacionit më të ri nga Trigonom. 36 shkronjat e Gjuhës Shqipe vijnë në jetë në këtë aplikacion në katër forma të ndryshme të lojërave, ku e para fillon me hapat gradual të mësimit të alfabetit duke dëgjuar zërin, ilustrimin dhe shkronjën përkatëse, kurse çdo gjë paralelisht përcillet me muzikë dhe efekte argëtuese.

Gjersa avancon fëmiu, ai fiton yje duke marrë në këtë formë edhe një lloj vlerësimi dhe duke i hapur rrugën vetës drejt shkronjave të reja dhe sfidave të reja, prej nivelit në nivel. “Kemi punuar për muaj të tërë për të sjell një produkt kualitativ në tregun e aplikacioneve të edukimit, duke theksuar më shumë faktin se mund të ketë kualitet edhe nga shqiptarët, dhe duke pasur parasysh edhe rëndësinë e alfabetit në gjuhën shqipe për fëmijët që jetojnë në diasporë por edhe për fëmijët që marrin hapat e parë drejtë shkollës” u shpreh Mentor Paçarada, Themelues i Trigonom në lidhje me lançimin e produktit Alfabeti Shqip. 

Në pjesët tjera të aplikacionit janë edhe mundësitë shtesë për argëtim si shkrimi i shkronjave në dërrasën e zezë me ngjyra të ndryshme, vendosja e shkronjës së madhe tek shkronja e vogël, mbajtja në mend e shkronjës që shihet dhe zbulimi i ilustrimit përkatës, si dhe treni me shkronja. Aplikacioni mund të shkarkohet falas në AppStore ndërsa veçohet me funksionalitetet të blerjes në të.

Ky është një prej produkteve të radhës të kompanisë Trigonom në industrinë e edukimit, ku rëndësi të madhe kanë edhe konsumatorët në diasporë të cilët shpesheherë nuk mund t’iu mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën shqipe për shkak të mungesës së institucioneve për mësimdhënie në shqip apo edhe për shkak se nuk kanë kohë të punojnë shumë me ta në këte drejtim.

Kliko mbi këtë link Alfabeti Shqip për të shkarkuar aplikacionin. /trigonom.al