Tag Archives

2 Articles
STIKK-Panairi i punës 2014, “Karriera juaj në Binarë”

STIKK-Panairi i punës 2014, “Karriera juaj në Binarë”

STIKK së bashku me kompanitë anëtare organizojnë panairin e punës për studentët/profesionistët dhe kompanitë e profilit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK).

STIKK ka vendosur të organizojë këtë panair për sektorin e TIK në mënyrë qe t’ju ofrojë mundësi te reja rreth 50 anëtarëve individual ne databazën tone e po ashtu edhe 6 universiteteve anëtare (FIEK. FSHMN, UBT, AUK, UNIVERSUM, ILIRIA dhe RIINVEST) të cilat kanë një numër të madh të studentëve të fushave te ndryshme të interesuar për punësim ne sektorin e TIK.

Panairi planifikohet të mbahet në javën e fundit të Majit, gjegjësisht me 27 Maj 2014, ndërsa me 28 maj do te mbahet tryeza e rrumbullaket ku përfaqësuesit e sektorit privat dhe universiteteve do te diskutojnë rreth mangësisë se shkathtësive dhe mënyrave te tejkalimit te këtij problemi.

Aftësite e kërkuara: Zhvillues i Software, Zhvillues i Databazave, Zhvillues i Uebsajteve, Zhvillues i Front-End, Dizajner Grafik, Teknik i Hardware, Marketing dhe Shitje, Financa, Burime Njerëzore, Zhvillues i Aplikacioneve Mobile (iOS dhe Android), Help Desk.

Data: 27.05.2014

Lokacioni: Innovation Centre Kosovo (ICK). Rr, Rexhep Mala 28A, Prishtinë, 10000 (Përballë menzës së studenteve). /STIKK /ameble

STIKK Panairi i punes 2014 (1)

Si ta incizoni punën tuaj në kompjuter

Si ta incizoni punën tuaj në kompjuter

Me siguri se deri më tani keni pasur nevojë për ndonjë video prezantim të punës suaj në kompjuter, me një fjalë të incizoni atë se çfarë jeni duke bërë në kompjuterin tuaj.

Shtrohet pyetja se si bëhet kjo?

Nëpërmjet një softueri “oCam(Screen Recorder)” i cili mund të shkarkohet dhe instalohet falas, ju lehtësisht mund të incizoni atë se çfarë jeni duke bërë në kompjuterin tuaj.

Në vijim do të ju njoftojmë në detaje se si bëhet instalimi dhe përdorimi i softuerit “oCam(Screen Recorder)”.

Hapi 1

Së pari ju duhet të shkarkoni softuerin duke klikuar mbi linkun shkarko “oCam(Screen Recorder)”.

Hapi 2

Pasi që është bërë shkarkimi, klikoni mbi aplikacionin e shkarkuar dhe filloni instalimin e tij duke konfirmuar dhe pranuar të gjitha instruksionet gjatë instalimit.

Step 1

Hapi 3

Pas instalimit do t’ju shfaqet një dritare e softuerit të instaluar si më poshtë dhe mund të filloni të bëni incizimin e punës tuaj në kompjuter. Në vijim do të ju njoftojmë se si ta përdorni softuerin në fjalë.

Step 2

Hapi 4

Në dritaren e lartë shfaqur, janë të paraqitura mundësit si dhe funksionet që ky softuer ofron.

  • Para se të filloni me incizim, ju duhet të zgjidhni pjesën e ekranit që dëshironi të incizoni. Çfarë duhet të bëni, duhet të klikoni mbi opsionin “Resize”, nëpërmjet të cilit ju do të definoni në mënyrë automatike madhësinë e ekranit që dëshironi të incizoni. Nëpërmjet opsionit “Resize” ju mund poashtu të definoni edhe në mënyrë manuale madhësinë apo pjesën e ekranit që dëshironi të incizoni.
  • Pasi që keni vendosur se cilën pjesë të ekranit do të incizoni, klikoni mbi opsionin “Options” nëpërmjet të cilit ju do të njoftoheni për informata në lidhje me incizimin e videove të cilat ju mund t’i pranoni ashtu siç janë në softuer, ose të bëni ndryshime sipas nevojës tuaj.
  • Pasi që hapat e lartë përmendur janë përfunduar, ju lirishtë mund të filloni me incizim duke klikuar mbi opsionin “Record”. Për të parë se çfarë keni incizuar, thjesht klikoni mbi opsionin “Open” dhe do të ju shfaqet një dritare e re me të gjitha incizimet që i keni bërë duke e përdorur softuerin në fjalë.
  • Duhet të ceket se nëpërmjet këtij softueri ju po ashtu mund të nxirrni edhe foto duke klikuar në opsionin “Capture” pa pasur nevojë të klikoni tastin Print Screen në tastierë ose ndonjë aplikacion tjetër.

Shpresojmë se nëpërmjet këtij materiali ju do të përfitoni njohuri të reja si dhe të përfitoni një provojë në përdorimin e softuerit oCam. |ameble|