Tag Archives

2 Articles
Keni kujdes me VPN

Keni kujdes me VPN

Një raport i ri i publikuar thekson se në internet së bashku me rritjen e numrit të përdoruesve të VPN është rritur edhe numri i “scamerëve” të cilët ofrojnë shërbime të rrejshme VPN.

Bazuar në Motherboard, webfaqja për teknologji në pronësi të Vice, një gjë e tillë po ndodhë edhe me “MySafeVPN” që pretendon që është themeluar nga Plex që po dërgon email te shumë njerëz duke i ofruar qasje në këtë VPN. Sidoqoftë zyrtartëe e Plex e kanë mohuar se kanë lidhje me këtë VPN. në fakt në një rast ku një përdorues ka vendosur të përdor këtë VPN më vonë ka zbuluar se ai as që ofron një shërbim të tillë.

Kuptohet, edhe këta scammer janë të njëjtë me të tjerët në internet të cilët dërgojnë email ose bëjnë telefonata duke pretenduar se bëjnë zgjidhjen e problemeve të ndryshme të kompjuterëve dhe smartphonëve ose ofrojnë shërbime që në fakt nuk ekzistojnë.

Nëse jeni shumë të shqetësuar rreth sigurisë së historisë së shfletuesit tuaj të internetit, ka shumë shërbime VPN të cilat janë legale. në të njëjtën kohë, duhet të keni shumë kujdes nga këto lloj njoftimesh që mund të i pranoni në email.

Prezantohen TOP Fjalëkalimet të vitit 2013

Prezantohen TOP Fjalëkalimet të vitit 2013

SplashData ka përpiluar një listë të 25 fjalëkalimeve më të njohura të vitit 2013, dhe në krye të listës është fjalëkalimi i famshëm 123456.

password

Për herë të parë që SplashData filloi përpilimin e listës vjetore të fjalëkalime, fjalëkalimi “password” e ka humbur vendin e parë dhe është pozicionuar në vendin e dytë.

TOP 25 fjalëkalimet të vitit 2013 janë si në vijim;

    1. 123456 
    2. password 
    3. 12345678 
    4. qwerty 
    5. abc123 
    6. 123456789 
    7. 111111 
    8. 1234567
    9. iloveyou 
    10. adobe123 
    11. 123123 
    12. Admin 
    13. 1234567890 
    14. letmein 
    15. photoshop 
    16. 1234 
    17. monkey 
    18. shadow 
    19. sunshine 
    20. 12345 
    21. password1 
    22. princess 
    23. azerty 
    24. trustno1
    25. 000000 /ameble