Operatori mobil në Kosovë VALA ka bërë uljen e çmimit të numrit nga 5 në 3 euro me 2 euro kredi.

Kjo ulje e çmimit të numrit sipas Valës vjen si kërkesë e konsumatorëve tanë dhe përkushtimit të PTK-së që të jetë sa më afër me kërkesat e konsumatorëve të saj.

Kjo ofertë është krijuar edhe duke pasur parasysh bashkatdhetarët tanë të shumtë të cilët gjatë sezonit veror vizitojnë Kosovën. Prandaj VALA u mundëson atyre dhe gjithë konsumatorëve tjerë potencial që të pajisen me numër të ri dhe të komunikojnë me të afërmit e tyre, më lirë sesa me cilindo operator tjetër në vend.

Të gjithë konsumatorët e ri që do të bëhen pjesë e VALA-s me këtë ofertë, përveç numrit të tyre të ri do të përfitojnë edhe 6 muaj llogari aktive pa asnjë shpenzim shtesë.

Vala ka lansuar dhe do të lansojë produkte të tjera për të ju plotësuar konsumatorëve të saj nevojat e tyre, por edhe duke u ofruar kualitet si dhe mundësi për të përdorur sa më lirë produktet dhe shërbimet e VALA-s. |ptkonline.com| [divider top=”0″]