Facebook FBFacebook po e shikon me seriozitet Snapchat-in pasi vitin e kaluar dështoi në blerjen e kompanisë për 3 miliardë dollarë. Mark Zuckerberg po kontrollon një projekt të brendshëm në Facebook që po bën përpjekje për të ndërtuar një aplikacion për të dërguar mesazhe ashtu si Snapchat. Sikurse Snapchat, ky aplikacion do të dërgojë foto dhe video në pak klikime. Nëse thashethemet janë të sakta, aplikacioni do të quhet Slingshot dhe mund të lansohet në këto muaj.

Por Slingshot nuk do të jetë hera e parë që Facebook është mundur të kopjojë Snapchat. Në 2012, një projekt i quajtur Poke dështoi në mënyrë spektakolare. Mark Zuckerberg që atëherë e ka quajtur atë aplikacion një “shaka” i cili u programua në vetëm 12 orë. Por, Slingshot është një përpjekje më serioze, që ka nisur të programohet disa muaj më parë dhe vetë Mark Zuckerberg është angazhuar në këtë projekt.

Ka shumë gjasa që Slingshot të jetë një aplikacion i thjeshtë, i veçuar nga Facebook. Kompania ka premtuar se do të krijojë disa aplikacione të thjeshta dhe me cilësi të lartë për vitin 2014, dhe Slingshot duket një ide e mirë. Creative Labs, është grupi që po programon Slingshot, pasi që ky grup ka programuar dhe Facebook Paper dhe aplikacionin për iPhone.

Për Facebook, ideja e një aplikacioni si Snapchat është e mirë pasi Snapchat ka arritur të jetë shumë i përdorur nga adoleshentët për të dërguar foto ose video. Nëse Facebook vërtetë dëshiron të triumfojë në “luftën” për të mundur Snapchat, atëherë duhet të bëjë përpjekje serioze. /ameble