Tag Archives

3 Articles
Microsoft Lumia 435 nga tani në dispozicion edhe në SHBA

Microsoft Lumia 435 nga tani në dispozicion edhe në SHBA

Microsoft Lumia 435Microsoft Lumia 435, e cila u prezantua në janar të këtij viti, nga është tani në dispozicion për blerje në Shtetet e Bashkuara. Versioni T-Mobile i pajisjes (me ngjyrë të bardhë) tani është e shënuar në faqen e internetit Microsoft Store, dhe mban një çmim prej 70$ me kontratë.

Lumia 435 smartphone ka të integruar procesorin me dy bërthama nga Snapdragon 200 me shpejtësi prej 1.2GHz dhe vjen me ekranin sportiv 4 inç WVGA. Po ashtu ka të integruar edhe 1GB RAM memorie, 8GB hapësirë të brendshme e cila mund të zgjerohet deri në 128GB nëpërmjet një kartelë microSD, një bateri të fuqisë 1.560mAh, kamerën kryesore vetëm 2 megapikselë si dhe atë frontalen 0.3 megapikselë.

Lumia 435 vjen me platformën Windows Phone 8.1 dhe nuk përkrahë rrjetin 4G LTE. /ameble

Zyrtarizohet Samsung Galaxy S5 Active

Zyrtarizohet Samsung Galaxy S5 Active

Samsung Galaxy S5 ActiveSamsung sot ka bërë njoftimin për modelin e ri të smartphone-it Galaxy S5 Active i cili ishte paralajmëruar muaj më parë.

Samsung Galaxy S5 Active i koduar si SM-G650F posedon ekranin Super AMOLED 5.1 inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, procesorin 4-bërthamor 2.5 GHz Qualcomm Snapdragon 801, 2GB RAM memorie, 2 megapiksel kamera frontale, 16 megapiksel kamera kryesore, 16GB hapësire e brendshme e cila mund të zgjerohet deri në 128GB me anë të kartelës microSD.

Ky model është i projektuar në mënyrë që të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit që përputhet me standardin IP67.

Çmimi i Samsung Galaxy S5 Active pritet të jetë rreth 715$. /ameble

LG prezanton tri modele të reja të serisë L

LG prezanton tri modele të reja të serisë L

Javën e kalur, LG kishte bërë prezantimin e smartphone-it LG G Pro 2, ndërsa sot, kompania gjigante ka prezantuar tri modele të reja të serisë L, L40, L70 dhe L90 të cilit kanë pothuajse specifika dhe dizajn të njëjte, ndërsa dallimi në mes tyre kryesisht qëndron tek madhësia e ekranit të tyre.

LG-L-Series-III

Modeli LG L40 karakterizohet me ekranin TFT 3,5 inç me një rezolucion prej 320 x 480 pikselë, i përkrahur nga procesori 2-bërthamor 1.2 GHz dhe vetëm 512MB RAM memorie. Ka të integruar hapësirën e brendshme 4GB, një kamerë të pasme 3 Megapiksel, baterinë e fuqisë prej 1,700 mAh dhe vjen me versionin e fundit nga Android Kitkat.

Modeli LG L70 ka ekranin IPS LCD 4,5 inç me një rezolucion prej 400 x 800 pikselë, i përkrahur nga procesori 2-bërthamor 1.2 GHz dhe 1GB RAM memorie. Ka të integruar hapësirën e brendshme 4GB e cila mund të zgjerohet nëpërmjet SD kartelës deri në 32 GB dhe ka dy kamera, kamerën e pasme 5 ose 8 Megapiksel varësisht nga tregu dhe atë frontalen 0.3 Megapiksel. Ky model ka karakterizohet me baterinë e fuqisë prej 2,100 mAh dhe vjen po ashtu me versionin e fundit nga Android Kitkat.

Modeli LG L90 karakterizohet me ekranin IPS LCD 4,7 inç me një rezolucion prej 540 x 960 pikselë, i përkrahur nga procesori 4-bërthamor 1.2 GHz dhe 1GB RAM memorie. Ka të integruar hapësirën e brendshme 4GB e cila mund të zgjerohet nëpërmjet SD kartelës deri në 32 GB dhe ka dy kamera, kamerën e pasme 8 Megapiksel, atë frontalen 1.3 Megapiksel, baterinë e fuqisë prej 2,540 mAh dhe vjen po ashtu me versionin e fundit nga Android Kitkat.

Deri më tani nuk është bërë njoftimi për datën e lansimit si dhe për çmimin e tyre. /ameble