Samsung ka lansuar zyrtarisht kontrollerin e tyre i cili është i dizajnuar për serinë e smartphone-ve Galaxy. Për fat të keq, kësaj pajisje ekipi nuk ka arritur t’ia gjej një emër unik, kështu që e ka quajtur thjesht Smartphone GamePad.

Samsung Smartphone GamePad

Ndryshe nga iPhone dhe kontrollorët tjerë, ky model posedon lidhjen e mundësuar nëpërmes Bluetooth-it. Çdo pajisje Android përkrah butonat analog të dyfishtë, butonat e kahjeve dhe kater butonat tjerë, kurse ata smartphone që posedojnë versionin Android 4.3 përkrahin funksione ekstra veçanërisht me butonin “Play” në mes.

Smartphone Gamepad gjithashtu posedon një aplikacion të quajtur “Mobile Console app”, i cila mundëson qasje më të lehtë në lojëra që mbështesin kontrollerin. Aktualisht 35 lojëra mbështesin ketë kontroller, duke përfshirë:

  • Need for Speed Most Wanted
  • Asphalt 8: Airborne
  • Modern Combat 4: Zero Hour
  • Virtua Tennis Challenge
  • Prince of Persia : The Shadow and the Flame

Aktualisht, kontrolleri është në dispozicion vetëm për Evropë, kurse për tregjet e tjera do të jetë nga javët e ardhshme. Ende nuk është publikuar cmimi i tij. |ameble|